Armand Duka, Edi Rama dhe Čeferin

Sport

Čeferin, Duka dhe anëtarët e KE-së së UEFA-s, vizitë në Kryeministri! Takohen me Ramën

11 Shtator, 22:20| Përditesimi: 11 Shtator, 22:23

  • Share

Pas zhvillimit të mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s në Tiranë, ku u diskutuan dhe u morën vendime të rëndësishme mbi çështje të së ardhmes së futbollit europian, Presidenti Čeferin, Presidenti Duka dhe anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, zhvilluan një vizitë në selinë e qeverisë ku u takuan me Kryeministrin Edi Rama.

Takimi u zhvillua në një atmosferë mjaft miqësore dhe vuri në pah rëndësinë e bashkëpunimit mes UEFA-s, FSHF-së dhe institucioneve shqiptare për zhvillimin e mëtejshëm të futbollit në vend.

Presidenti Čeferin vlerësoi mikpritjen e FSHF-së dhe institucioneve shqiptare në organizimin e këtij eventi kaq historik për vendin tonë.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni ndryshimet që bëri Rama në kabinetin qeverisës?