Efi Dhedhes

Efi çudit pas finales: Big Brother VIP 2 i përket Luizit dhe Kiarës

11 Maj 2023, 08:55| Përditesimi: 11 Maj 2023, 08:56

  • Share

Efi Dhedhes ishte një nga finalistet më të komentuara në shtëpinë e Big Brother.

Në përfundim të eksperiencës së saj, Efi ka bërë një përmbledhje të rrugëtimit  të saj, e ndërsa ka bërë edhe një deklaratë të fortë duke thënë se ky Big Brother i përket Luizit dhe Kiarës.

Sipas saj, kjo dyshe kanë dhuruar emocione pafund, dhe u uron jetë sa më të lumtur bashkë! 

Krenare dhe e lumtur!

Ju kam lodhur me postimet e mia, por jam shumë e emocionuar teksa reflektoj për rrugëtimin tim në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Vendi i tretë është një arritje e madhe për mua, dhe nuk do ta kisha bërë pa mbështetjen te të gjithëve ju. Gjatë gjithë qendrimit në shtëpi, unë u përpoqa t'i qendoja besnike vlerave të mia, edhe në momentet më të vështira.

Nuk ishte një udhëtim i lehtë, por mbështetja dhe dashuria juaj më shtynë që të qendroja deri në fund në shtëpi. Ndërsa kam qenë duke lexuar sot mesazhet, komentet dhe DM tuaja, ndihem sikur kisha një familje të dytë që më mbështeste nga jashtë.

Më shumë se çdo gjë doja t'i bëja njerëzit e mi të dashur krenarë dhe jam shumë e lumtur që mund të them se ia dola. Prindërit e mi më rritën të jem një vajzë e fortë, e sigurtë dhe besnike, dhe jam shumë mirënjohëse që i kam ngjarë atyre.

Big Brother VIP 2 i përket @itsluizejlli dhe @kiaratito Kanë dhuruar emocione pafund, dhe i uroj jetë sa më të lumtur bashkë! @kristdragot jam e bindur qe do të shohim shumë gjera të bukura nga ty në të ardhmen! @deamichellee je një shembull për shumë vajza! Faleminderit për çiltërsinë dhe shoqerinë që më ke dhënë gjatë disa momenteve të vështira në shtëpi.

Së fundi, dua të falënderoj ekipin dhe produksionin e "Big Brother" që më dhanë këtë mundësi për herë të dytë. Kjo përvojë ka ndryshuar jetën time dhe unë jam mirënjohëse për çdo moment. @sarahoxhaaa @lorihoxha @arbanao @eduartgrishaj

Faleminderit @xhoibare per perkushtimin 

Faleminderit, faleminderit, faleminderit! Ju dua të gjithëve.”, shkruan ajo.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Koti: 11/05/2023 09:24

    Kjo sikur ka perfunduar xhirim filmi ne Hollivud! Injorante pa shkolle!

    Përgjigju
    • Bossssssssss: 11/05/2023 11:32

      Kjo "injorantja pa shkollë" që thuaj ti ka mbaruar për sociologji dhe male uo artist eshtë tani pra kot bën si intelektual

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?