Efi dhe Zhaklina

Efi dhe Zhaklina ‘përplasen’ ashpër: Ishe në rregull me tradhtinë e Kristit ndaj të dashurës! Opinionistja: Kuptohet, është brenda 4 mureve

8 Mars 2023, 09:12| Përditesimi: 8 Mars 2023, 09:13

  • Share

Një ballafaqim mes Efit dhe Zhaklinës mbrëmjen e djeshme në fakt nxori në pah një temë edhe më shumë sensitive, tradhtinë.

Mbrëmjen e djeshme Efi u përplas ashpër me opinionisten Zhaklin Lekatari. Teksa opinionistja e cilësoi si "dhunë" veprimin e Luizit ndaj Kiarës disa ditë më parë (skena te lavamani), Efi tha se ajo nuk e sheh si të tillë.

Zhaklina insistoi në mendimin e saj dhe i tha Efit se nuk lejon askënd që ta komentojë ndryshe e sidomos me datë 8 Mars, në ditën e gruas. Nisur nga kjo, Efi i tha: Nëse të drejtat e gruas duhet respektuar, pse nuk u përmend aspak tradhtia e Kristit? Pse nuk u komentua?

Efi vazhdoi duke thënë se Kristi duhej t'i kishte dërguar një mesazh të dashurës jashtë para se të lidhej me dikë tjetër. Por kjo gjë u kundërshtua nga Zhaklina.

"Në momentin që puth dikë tjetër ja ke dhënë mesazhin tjetrës", tha ajo.

Efi: Po pse duhet ta lëndosh tjetrën jashtë në këtë mënyrë?  Ky është mesazhi që do t’i jepni shqiptarëve? Që të tradhtojnë? Që t'i lëndojnë të tjerët pa iu dhënë një shpjegim? Unë këtë nuk e pëlqej aspak.

Deklarata e Zhakut nuk është pritur aspak mirë në rrjet dhe ndjekësit i janë kthyer kundër. "Sipas Zhakut, tradhtia është mesazhi që duhet t'i përcjellësh tjetrës", shkruajnë komentet.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • AMARI: 08/03/2023 21:48

    kiara sonte ne spektakel po dhunohet nga produksioni sa keq ca mesazhi i turpshem qei percollen nje vajze mire qe politika nuk na len rehat kishim gjetur pak qetesi te ky emisjon po nuk eshte e thene ketu ne shqiperi te mos kete dallavera verdalle e gjithandej po e cfrytezoni dhe luizin artistin shkodran qe kishim enderr ta shikonim dhe njehere ne skene.

    Përgjigju
  • durres: 08/03/2023 14:33

    mbreme ne spestalelin e big brather kam pare nje paftyresi nje negativitet ordiner eshte bere per tu mos e pare me kurre humbim kohen kot tu pa paftyresi gjithandej tu pa intrigat e oltes e dredhite e armaldos turp turp turp. duke i bere presionin me te turpshem qe kam pare ndonjehere nje cifti jeta i ka te gjitha moj zhaklina ka dhe perplasje ne cift po nuk folet si i do qefi neveri e gjalle.

    Përgjigju
  • xha suloja: 08/03/2023 11:34

    zhaku eshte njeriu me negativ i ketij edicioni,pse nuk i dole zot Kiares kur e dhunuan dhe shantazhuan me copeza te prera per interes te Oltes dhe Kristit tend,apo ato ti mbushen xhepat dhe ska rendesi ato,kur ske vet femije nuk do ta dish per femijet e tjerve,thjeshte je njeri pa cipe fetyre dhe karakteri

    Përgjigju
  • Dentisti: 08/03/2023 11:34

    Mbremja e djeshme ,ishte nje turp per nje tv kombetar. Per mua ketij tekevizioni duhet ti hiqet perfundimisht licensa,sepse jo vetem sjell banalitet ne programet e tij,por ushtron dhe dhune psikologjike ne menyren me te keqe. Dje ne mbremje, ne Big Brother,produksioni me “zhaben” Arbana ,me opinionisten ,”hardhucen” Zhaklina Lakatari,apo dhe me qullashin Arber Hajdari,ushtruan nje dhune psikologjike te papare ndaj Kiares,banores se Big Brother,si “dhurate” nga “motra e madhe” ,te “avantazhit” qe ajo kishte si lider. Nje katrahure,ne intrigen e tyre duke prodhuar kete dhune psikologjike ndaj Kiares,vetem se ajo eshte e dashura e Luizit dhe se nuk shkon mire me Olten dhe duke qene se produksioni ka “zgjedhur” Olten fituese,vazhdojne te sulmojne Luizin nga te gjitha anet. Nje nga keto ishte dhe ajo e tre nominimeve te tij per mbreme,ku asnje nuk doli,por produksionin nuk e ndaloje kush te bej show,duke i dhene mundesi te dale e te takoje njerzit e saj ,apo kedo tjeter prapa kuintave,kur ajo duhej te ishte futur e para ne shtepi mbas te drejtes per te vazhduar lojen. Ajo qe eshte e tmerrshme dhe qe pame mbreme,eshte se kete dhune psikologjike “e aprovon me kenaqesi “ Zhaklina ,e cila ben moral gjith kohes kunder dhunes ndaj femrave dhe vet e ben pa ju dridh qerpiku me togfjaleshin zhurmues ne opinionet e saj,ku “ushtron perseri dhune” verbale” sepse nuk ka respekt as kur te tjeret flasin e japin nje opinion. Kete e beri sidomos dje ndaj Efit,ndaj te ciles i perdoren nje vidio te cunguar ( te marre nga konteksi) ne opinionin e saj ndaj veprrimit te Kiares ne nje loje brenda lojes,duke aluduar se ajo ka fol keq per Kiaren ,duke dashur keshtu te percajne mardhenien e shendetshme qe kane bashke ato.Ajo i tha Efit se Luizi ka ushtruar dhune ndaj Kiares edhe kur kjo nuk e ka pranuar kete si te tille dhe pikerisht ky eshte dhe kundershtimi i Efit,se nuk eshte dakort me kete konkluzion te gabuar te Zhaklines,per nje gje te pavertete qe po e perdor kunder Luizit. Produksioni mbi te gjitha edhe pse Kiara eshte e preferuar jashte,kishte mbledhur te gjitha “copat e zeza”te portaleve qe ziejne nga thashethemet e te pavertetat dhe ia “perplasi” Kiares ne fytyre duke i bere keshtu nje presion psikologjik te papare,e cila eshte baras me nje dhune psikologjike te tille,ku brenda kater mureve amplifikohet 10 fish dhe te besh kete veprim me koshience ndaj nje banori aty brends,aq me jeq ndaj Kuares ,qe eshte vajza me e sjellshme dhe me e edukuar ne ate shtepi,eshte vajza më me karakter,qe nuk ben loje por tregon vetveten,nuk shan e ofendon si Olta ,por i pergjigjet me buzeqeshje,qe nuk ka bere apo te jete perfshire asnjehere ne kalkulime niminimesh,duke ia ndaluar edhe Luizit ta bej kete me ate ne bisedat e tij. Pra ,te “sulmosh” nje vajze te tille qe do ta deshironte cdo familje per djalin e saj,vetem sepse ajo eshte e dashura e Luizit,kjo eshte sa e trishtueshme aq dhe poshtersi. Kryqezuan Kiaren me te pavertetat dhe e bene kete hapur,qe t’a vuaj jo vetem Kiara por dhe Luizi dhe perfundimisht “avantazhin” ta kete Olta,sepse cdo gje behet vetem ne sherbim te saj dhe kho eshte shume butaforike per nje tv qe e mban vehten tv kombetar. Luizi perfundisht duhet t’a kuptoje qe eshte vetem dhe produksioni po e “sulmon” nga te gjitha anet,prandaj dhe duhet te nxjerr mesime,te marre Kiaren e te dale jashte. Por edhe nese ai “i pertyp” keto per hir te kesaj apo asaj,duhet gjetur nje menyre nga dikush,npor edhe nga media serioze si Report tv,te bej nje analize te forte per dhunen qe anunciohet nga top channel dhe ndaj Luizit e Kiares dhe te arrijne ti nxjerrin qe andej,se boten e kane shume me te bukur jashte.

    Përgjigju
    • Pero: 08/03/2023 13:57

      Jam plotsisht dakord Një produksion i pa fytyre ku për hir të fitimeve katastrofike janë gati jo vetem ti dhunojnë dhe pashterojne keta persona në menyre çnjerezore por edhe ti varin, po të kenë mundësi Zhaklina Lakatari, një person mediokër që na hiqet si evropiane e avancuar. Ulëret kunder dhunës dhe eshte një super dhunuese verbale, me një bagazh të çoroditur

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?