Efi Dhedhes, Kiara Tito dhe Luiz Ejlli

Efi flet për çiftin më të komentuar të momentit: Dasma e Luizit dhe Kiarës, e nxituar! Nuk besoja te dashuria e tyre

20 Maj 2023, 22:40| Përditesimi: 20 Maj 2023, 22:47

  • Share

Efi Dhedhes, e cila gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother VIP u miqësua me Kiara Titon dhe Luiz Ejllin thotë se martesa e çiftit ishte e nxituar.

Në “Post Big Brother”, Efi u shpreh se në fillim nuk ka besuar te dashuria e tyre por i uron lumturi dhe shprehet se është thjesht mendimi i saj.

Efi: Unë sot besoj. Në fillim, nuk e besoja. Më dukej shumë i shpejtë ai entuziazmi që kishte Luizi ndaj Kiarës. Ajo nuk ka treguar interes në fillim. Më dukej sikur e bezdiste. Pjesa e dasmës, m’u duk e shpejtë. Nuk më takon mua të them, por po shpreh mendimin tim.

Kiara: Po s’do të thotë, mund të jesh me letra dhe të vazhdosh njohjen. Normalisht që do ta njohim njëri-tjetrin jashtë.

Efi: Por, është diçka shumë e madhe dhe shumë e bukur për mua. Unë kur të arrij në atë hap, dua të arrij ato të tjerat. Le të flasim pak më hapur. Për mua, nëse nuk preken dy njerëz në çdo lloj kuptimi, më duket hap i nxituar. Por, gjithsesi jam shumë e lumtur. Uroj shumë që t’u ecë sa më gjatë.

Luizi: Jam dakord që mund të quhet nga dikush që është veprim i nxituar apo i shpejtë. Por ishte një lloj përgjigje për të thënë që ne nuk u ndalëm kur ishim më në tabelë qitjeje, aq më tepër të ndaleshim tani.

Komento

Komente

  • pino: 21/05/2023 10:38

    o luiz djali e mesove te verteten kush te deshi e kush te nxorri dhunues . EFI dhe JORI jane vajzat qe te kane dashur realisht pa intres .

    Përgjigju
    • Boss: 21/05/2023 12:35

      Edi tha që Kiara eshtë fallco dhe e di luizin o budalla ajo eshtë xheloze jori nuk dinte famën e luizit dhe efi kur doli bëri gjasme sikur eshtë mbështetësja më e madhe e luizit kur Kiara doli e mbështeti nuk u duk dicka reale kot së kuptoj sa budallenj jeni

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?