Efi Dhedhes, e shpallur mbrëmë një nga dy banorët më të preferuar të publikut shfrytëzoi mundësinë që iu dha për të hapur “Kutinë e Pandorës”, për të dërguar në burg 4 lojëtarë.
Duke qenë se Efi ka avantazh nga loja që ajo bëri me Dean, vëllai i Madh i dha asaj mundësinë për të hapur “Kutinë e Pandorës”. Në zarfin e bardhë, Vëllai i Madh i jepte mundësinë Efit që ajo të bënte një telefonatë me një person shumë të dashur, ndërsa në zarfin e zi, Efi duhet të dërgonte katër banorë në burgun e Big Brother deri të martën. Ajo zgjodhi Bledin, Kristin, Qetsorin dhe Dean.
Ajo komunikoi me babin, për të cilin e kishte marrë shumë malli. Efi ishte e shqetësuar për të atin, duke qenë se ai është sëmurë.
Babai i saj tha se ai është shumë mirë dhe i tha që ajo është një burrneshë e vertetë dhe se duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj. Ai tha se të gjithë shqiptarët e mbështesin Efin.
Meqë pas cdo të mire vjen dhe një e keqe, Efi pa hezituar zgjodhi Bledin, Kristin, Qetsorin dhe Dean për të kaluar ditët në burgun e Big brother, dreri të martën.