Sport

Egbo 'ilaçi' i Tiranës, bardheblutë mposhtin Flamurtarin dhe marrin fitoren e dytë radhazi

18 Dhjetor 2019, 18:41| Përditesimi: 18 Dhjetor 2019, 18:47

  • Share

Pas fitores në derbi Tirana ka marrë një tjetër trepikësh, i dyti nën drejtimin e Egbo-s, i vlefshëm për javën e 16 të Superligës. Bardheblutë në ‘Selman Stërmasi’ kanë mposhtur pastër 2-0 Flamurtarin e vendit të fundit falë golit të diskutueshëm me penallti të Bathës dhe rrjetës së Augustin Torrasës.

Edhe pse në dukje ishte një ndeshje e lehtë bardheblutë gjithsesi hasën jo pak vështirësi. Për momentin Kukësi është shkëptur me pesë pikë në krye, por duke parë se ende nuk është bërë gjysma e kampionatit diferenca mund të rikuperohet. Ndeshja tjetër e bardhebluve, e cila është e fundit për këtë vit luhet të dielën në transfertë kundër Laçit.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?