Inxhinieri Mahmoud el-Komy, roboti

Egjipt/ I riu teston robotin që kryen teste COVID dhe u mat temperaturën pacientëve

26 Nëntor 2020, 20:13| Përditesimi: 26 Nëntor 2020, 20:19

  • Share

Përballë një vale të dytë infektimesh nga koronavirusi në Egjipt, një i ri trajnon një robot që të kryejë tamponët në spital.

Inxhinieri mekanik Mahmoud el-Komy, i cili ndërtoi robotin e quajtur Cira-03, shprehet se ai gjithashtu mund tu masë temperaturën pacientëve si dhe të ndihmojë në kufizimin e përhapjes ndaj infeksionit dhe parandalimin e transmetimit të virusit.

Gjithashtu ai shtoi se roboti mund tu lehtësojë punën mjekëve dhe të kufizojë kontaktin e tyre me pacientët duke ulur kështu rrezikshmërinë e infektimit.

Sipas të riut, ky robot mund të kryejë dhe teste të gjakut dhe të shfaqë rezultatin në ekranin e vendosur në kraharor.

Mahmoud thotë se krijimi i tij, që ka tipare të njerëzve si koka dhe krahët, është e zhvilluar në një mënyrë të tillë që të shmangë frikën mesë pacientëve.

“Ata nuk ndihen sikur një kuti po ec në drejtim të tyre. Kemi pasur një përgjigje pozitive nga pacientët. Ata e panë robotin dhe nuk shfaqën frikë. Përkundrazi, kanë besimin se ky robot është më i saktë se njerëzit" - tha ai.

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?