Bota

Egjipti arreston aktivistë mbi komplotin e pretenduar anti-qeveritar

26 Qershor 2019, 02:59| Përditesimi: 26 Qershor 2019, 03:03

  • Share

Autoritetet egjiptiane kanë arrestuar të paktën tetë vetë, duke përfshirë aktivistë të shquar të cilët ishin pjesë e kryengritjes së vendit në vitin 2011, duke i akuzuar ata për një komplot për të rrëzuar qeverinë.

Në një deklaratë të martën, Ministria e Punëve të Brendshme e Egjiptit tha se Zyad Elelaimy, ish-ligjvënës dhe anëtar i Partisë Social Demokrate egjiptiane, u mbajt bashkë me shtatë persona të tjerë. Ministria tha se të arrestuarit ishin besnikë ndaj Vëllazërisë Myslimane, të cilën Egjipti e caktoi  si një grup "terrorist" në vitin 2013.

Ajo shtoi se tetë të dyshuarit e arrestuar  ishin figura të shquara, por nuk specifikonte se sa të tjerë u arrestuan.

Autoritetet thanë se kishin identifikuar 19 kompani dhe "subjekte ekonomike" të drejtuar nëpërmjet "metodave sekrete" nga udhëheqësit e Vëllazërisë Myslimane dhe "elementët provokuesë" besnikë ndaj tij.

Partia e Zyad Elelaimy, ishte një nga grupet kryesore të protestës në kryengritjen e vitit 2011 që çoi në largimin e sundimtarit të vjetër Hosni Mubarak, por kundërshtoi gjithashtu qeverinë e Mohamed Morsit i cili u bë presidenti i parë i zgjedhur lirisht në vend në 2012.

Morsi u rrëzua një vit më vonë në një grusht shteti ushtarak të udhëhequr nga shefi i ushtrisë së atëhershme dhe presidenti aktual Abdel Fettah el-Sisi i cili u arrestua menjëherë.

Javën e kaluar, ai u rrëzua gjatë një paraqitje në gjykatë në kryeqytetin, Kajro, dhe pak kohë më vonë u shpall i vdekur.

Vdekja e Morsi solli kritika ndaj qeverisë së El-Sisit, duke e akuzuar atë për keqtrajtimin e ish presidentit dhe mos dhënien e kujdesit të duhur mjekësor, akuzat që autoritetet egjiptiane i kanë mohuar.

 

 

 

 

 

 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?