Egjipti dhe Emiratet gati për forcat e sigurisë në Gaza

27 Qershor, 10:40| Përditesimi: 27 Qershor, 10:41

  • Share

Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) janë gati të marrin pjesë në një forcë sigurie të pasluftës në Gaza.

Tre burime të informuara për dosjen thane për Times of Israel se Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken i informoi homologët e tij gjatë udhëtimit të tij të fundit në rajon.

Gjatë udhëtimit të tij në Katar, Egjipt, Izrael dhe Jordani, Blinken - sipas burimeve - i informoi bashkëbiseduesit e tij se SHBA ka bërë përparim në dosje duke marrë mbështetje nga Egjipti dhe Emiratet për krijimin - në kushte të caktuara - të një force që do të punonte në Rripin e Gazës përkrah zyrtarëve lokalë palestinezë.


Lajmi kryesor:

Lufta Izrael- Hamas/ Ministri i Mbrojtjes izraelite: Izraeli nuk dëshiron një luftë në Liban, por ne jemi gati të shkaktojmë dëme të mëdha! Egjipti dhe Emiratet gati për forcat e sigurisë në Gaza


Xh.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?