Presidenti i Egjiptit deklaroi se marrëveshjet e sotme për Gazën “hapin derën për një epokë të re paqeje dhe sigurie në Lindjen e Mesme.”
Abdel Fattah al-Sisi tha se “përfundimi i luftës në Gaza duhet të shënojë fundin e të gjitha luftërave në rajon.”
Ai njoftoi se Egjipti do të presë një samit për rindërtimin e Gazës.
Gjithashtu, al-Sisi theksoi se zgjidhja me dy shtete është “e vetmja mënyrë për të përmbushur aspiratat e popullit palestinez dhe atij izraelit për t’i dhënë fund konfliktit.”
“Paqja nuk ndërtohet nga shtetet dhe qeveritë, por nga njerëzit që besojnë se armiqtë e djeshëm mund të jenë miqtë e sotëm,” – u shpreh ai.
Teksa al-Sisi ftoi presidentin Trump në skenë, ai shtoi: “Dua të shpreh vlerësimin tim të madh për përpjekjet e presidentit Trump.”
Lajmi kryesor:
Liderët e botës mblidhen në Egjipt, Trump firmos dokumentin e Marrëveshjes së Paqes për Gazën: Na u deshën 3000 vite për këtë
K.B/ReportTv.al