Mohamed Salah (djathtas) shënoi nëntë gola në kualifikueset afrikane për Kupën e Botës 2026

Sport

Egjipti siguron kualifikimin në Botërorin 2026, 19 kombëtare kanë 'prerë një biletë'

9 Tetor, 09:23| Përditesimi: 9 Tetor, 09:25

  • Share

Egjipti është kombëtarja e tretë afrikane që ka siguruar zyrtarisht kualifikimin për në Kampionatin Botëror 2026, pas një fitoreje bindëse 0-3 ndaj Djiboutit në ndeshjen e zhvilluar në Casablanca.

Protagonisti kryesor i sfidës ishte Mohamed Salah, i cili realizoi dy gola, duke udhëhequr skuadrën drejt një suksesi të lehtë. Me këtë triumf, “Faraonët” sigurojnë pjesëmarrjen e katërt në një Botëror, duke vazhduar traditën e tyre në arenën ndërkombëtare.

Nga Afrika më herët e kanë siguruar kualifikimin edhe Maroku dhe Tunizia, ndërsa me Egjiptin, numri i ekipeve të konfirmuara për Kupën e Botës 2026 shkon në 19-të.

Përveç tre vendeve organizatore, Kanada, Meksikë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pjesëmarrjen e kanë siguruar gjithashtu Maroku, Tunizia, Jordania, Uzbekistani, Irani, Japonia, Koreja e Jugut, Australia, Brazili, Argjentina, Kolumbia, Uruguai, Ekuadori, Paraguai dhe Zelanda e Re.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mbrojtja për kreun e SPAK zgjatet deri në 3 vite pas mbylljes së mandatit, si ju duket?