Palestinezë të burgosur në Izrael
Ministria e Jashtme e Egjiptit ka lëshuar një deklaratë duke thënë se 1,890 palestinezë do të lirohen në fazën e parë të armëpushimit, në këmbim të kthimit të 33 pengjeve izraelitë të kapur nga Hamas.
Kjo do të ndodhë në fazën e parë të marrëveshjes së armëpushimit, e cila do të zgjasë gjashtë javë.
Vendi në Afrikën Veriore, i cili kufizohet me Gazën, ka luajtur një rol të rëndësishëm në ndërmjetësimin mes Izraelit dhe Hamasit dhe ka theksuar sërish angazhimin e tij për zbatimin e marrëveshjes së armëpushimit.
Lajmi kryesor:
Lufta në Rripin e Gazës/ Qeveria izraelite miraton armëpushimin me Hamasin, nesër shkëmbimi i parë i pengjeve! Netanyahu: Ne rezervojmë të drejtën për të rifilluar luftimet
K.M/ReportTv.al