Ish-ministrja e Qeverisë “Rama 1”, Eglantina Gjermeni, njëherësh ish-deputete e Partisë Socialiste, është dekretuar nga presidenti Ilir Meta ambasadore e Shqipërisë në misionin e OSBE-së në Vjenë, pas propozimit nga kryeministri Edi Rama.
Gjermeni në zgjedhjet e kaluara ishte nga deputetët që nuk pranoi të merrte pjesë ne garën elektorale të 25 prillit 2021, duke u larguar nga politika aktive së bashku me Vasilika Hysin. Eglantina Gjermeni ka mbajtur postin e ministres së Zhvillimit Urban dhe Turizmi.
Ish ministrja Turizmit, në dëgjesën pranë Komisionit të Politikës së Jashtme, pak ditë më parë u ndal tek ecuria e Shqipërisë në marrëdhëniet ndërkombëtare si edhe listoi prioritete që do të ketë ajo në këtë detyrë.
“Përkushtimi, përgjegjshmëria dhe puna ime do të jenë maksimale për të thelluar bashkëpunimin me Organizatën e OSBE, pjesëmarrja aktive në forume por edhe shtetet anëtarë të saj. Rritja e profilit të Shqipërisë dhe rolit aktiv të saj në OSBE por edhe Organizatat e tjera ndërkombëtare, do të jenë fokusi i punës dhe misionit tim në Vjenë.”, theksoi Gjermeni.
Ajo mori mbështetjen e anëtarëve të Komisionit të cilët vlerësuan jo vetëm punën e saj 3 herë deputete dhe 4 vite ministre, por edhe personalitetin e saj.
CV e Eglantina Gjermenit
Eksperienca në Punë:
- Shkurt 2015 – 8.9.2017; Ministre e Zhvillimit Urban
- Shtator 2013 – shkurt 2015; Ministre e Zhvillimit Urban dhe Turizmit
- Gusht 2009 – tetor 2013; Deputete e Kuvendit të Shqipërisë dhe anëtare e Komisionit për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë.
- Qershor 1999 – Korrik 2009; Drejtore ekzekutive , Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim
- 1995 – 2008; Pedagoge në Departamentin e Punës Sociale, Fakulteti i Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës.
Kualifikime:
- Certifikatë Mirënjohje nga Departamenti i Punës Sociale dhe Shkencave Politike për dhënien e kontributit të vazhdueshëm në zhvillimin e punës sociale në Shqipëri, 2012.
- Fituese e Çmimit “Albanian Leadership” në kategorinë “Shoqëri Civile” nga Co-Planet NET 2006
- Certifikatë Mirënjohje nga Zyra e Bankës Botërore në Shqipëri për pjesëmarrje në përzgjedhjen e finalistëve në Programin West Balkans Regional development Marketplace program, Mars 2006.
- Certifikatë pjesëmarrje në zhvillimin e standardeve kombëtare të Shërbimeve Sociale si anëtare e Grupit të Punës të projektit shpërndarja e shërbimeve sociale pranë ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale nga British Council dhe DFID, Tetor 2004 – Korrik 2005.
- Certifikatë Mirënjohje për dedikimin, inspirimin dhe kontributin e dhënë për çështjet gjinore nga Organizata Shqiptaro – Amerikane për Gratë “Motrat Qirjazi”, Prill 2005.
Aktivitete shoqerore politike.
Që pas fitimit të gradës shkencore “Doktor” në vitin 2005 e deri më sot, kam zhvilluar një veprimtari shkencore dhe një aktivitet botues në shërbim të përfshirjes së nocioneve të punës sociale në hartimin e politikave dhe programeve në vend e më gjërë. Veprimtaria kërkimore dhe botuese përfshin referime në konferenca shkencore brenda dhe jashtë vendit, botime të artikujve shkencorë, kryerje e studimeve në fushën e punës sociale dhe barazisë gjinore.
Botimet
- “Përfaqësimi i grave dhe vajzave në këshillat bashkiak në Shqipëri”, bashkëautore, Barazia Gjinore në Politikë në vendet e Evropës Juglindore, Mars 2015.
- “Feminist Friendship and the Social fabric of Democracy: The Dissidence of Daily Life”, Dissident Friendship: Imperialism, Feminism and the Possibility of Transnational Solidarities, bashkë autore Shtator 2016.
- “Where is the State in Albania”? The Unresolved Contradictions Confronting Civil Society in the Transition “ from Communism to Free Markets”, bashkë autore , Studies of Transition of States and Societies, Volume 5, issue 1, June 2013.
- Modern Day Slavery: Sex Trafficking in Albania, bashkautore International Journal of Sociology and Social Policy, Volume 32, Number 7/8, 2012.
- Trafficking of Human Beings in Albania: The Role of Faith Based Programs, Social Work and Christianity, bashkëautore, An International Journal, volume 39, Number 4, 2012, Special Issue: sex trafficking. Pg. 435 – 448, june2012.
- Gender anthology, bashkautore, volume 1 (articles, essays from Albanian and foreign authors on tender and develpment issues), 2012
- Shqipëria ekonomike dhe Shqipëria sociale: sinergjia midis dy aspekteve të zhvillimit” bashkautore, Albanian Journal of Natural and Technical Sciences 2010 (3), XVI (29), 95-108, 2010.
- Përkatësia gjinore dhe media në Shqipëri me fokus gratë në vendimmarrje, Ligjëratë mbi çështjet gjinore, Qendra kosovare për Studime Gjinore, Prishtinë 2009.
- Trafficking of children in Albania: Patterns of recruitment and reintegracion , bashkëautore, Child Abuse and Neglect 32 (10), 941 – 946, 2008.
- Ndarja e jetës private dhe publike në familjet shqiptare, bashkëautore , QAGjZh-së, Tiranë 2008.
- Perspektiva gjinore në tekstet shkollore, bashkautorë, QAGjZh-së, Tiranë 2008.
- Doracak i ofruesve të shërbimeve për mbrojtjen e viktimave të trafikimit, bashkë autore, QAGjZh-së, Tiranë 2008
- Transparenca e OJF-ve dhe praktika të mira, bashkë autore, QAGjZh-së, Tiranë 2007.
- Monitorimi i medias së shkruar 2006, bashkautore, QAGjZh-së, Tiranë 2006
- Krijimi i Mundësive Ekonomike për vajzat dhe gratë shqiptare : një strategji për parandalimin e trafikimit, bashkë autore, QAGjZh – UNIFEM, Tiranë 2006
- Il traffico seksuale: un tragico fenomeno in Albania, bashkautore, La rivista del Lavoro Sociale, 1, 71-81, 2006.
- Analiza Gjinore e politikave të Ministrisë së Shëndetësisë, bashkautore, Ministria e Shëndetësisë – UNDP, Tiranë 2006.
- Dhuna në familje: një prezantim i situatës ekzistuese në Shqipëri, bashkautore QAGjZh, Tiranë 2006.
- Sexual Trafficking of Women, bashkautore, International Social Work 49 (1): 29-40, Londër 2006.
- Dallimet gjinore në abuzimin me drogat, Përmbledhje Esesh për Drogën dhe Shqipërinë, bashkautore, komiteti Emanuel në Shqipëri, Tiranë, 2006
- Përkatësia gjinore dhe buxheti, bashkautore, QAGjZh-së, Tiranë 2005.
- Mbikëqyrja dhe vlerësimi nga një perspektivë gjinore, bashkëautore, QAGjZh-së, Tiranë 2005.
- Analiza gjinore e teksteve të shkollës fillore, bashkëautore, QAGjZh-së, Tiranë, Dhjetor, 2005.
- Të mbijetuarat e dhunës në familje, Roli i profesionistëve dhe shërbimeve sociale në ndihmë të tyre, bashkë autore, Ligji mundësi zhvillimi për gratë, Tiranë , 2005.
- Ndjeshmëria gjinore në median e shkruar shqiptare , QAGjZh, Tiranë, Shtator 2004.
- Perspektivat gjinore në Shqipëri, 2004 – Eksperte gjinore (bashkautore) INSTAT.
- Vlerësimi i këndvështrimit gjinor në Raportet e Ministrive për Zbatimin e NSSED, 2004 – UNDP-së.
- Proceset migruese në këndvështrimin gjinor, Politika dhe shoqëria, Instituti i Studimeve Politike e Sociale, Tiranë, 2004
- Trafikimi i Fëmijëve në Shqipëri: një vlerësim i shpejtë, bashkëautore 2003, INSTAT dhe ILO-IPEC.
- Sexual Trafficking of Women: Tragic proportions and attempted solutions in Albania, bashkëautore, Internatioanl Journal of Social Work ( e përkthyer në Italisht gjithashtu).
- Monitorim i Medias mbi Dhunën në Familje gjatë 2001 – 2002, bashkëautore, Qendra e Gruas, tiranë, 2003.
- Zhvillimi dhe fuqizimi i kapaciteteve në fushën e advokacisë në Europën Juglindore, 2002 – eksperte lokale për Shqipërinë.
- Përgjigjja ndaj Dhunës Gjinore në Shqipëri, International Social Work 43 (3) 351 – 363, Korrik 2000, bashkautore.
Anëtarësitë
- Anëtare e “Rrjetit të grave për paqe, siguri dhe drejtësi në Europën Juglindore (2007- sot)
- 2006 – fitues e ccmimi “Albanian Leadership” në kategorinë “Shoqëria Civile” nga Co-Plan, NET, Shqipëri.
- Certifikatë falënderimi për dedikimin, frymëzimin dhe kontributin në ccështjet e grave në Shqipëri. Nga organizata e grave shqiptaro – amerikane “Motrat Qirjazi” (Prill 2005)
- Shoqata e garve “Refleksione”, anëtare.
Bravo. Taman si tek ne në Afrikë. Edhe ne i mbajmë ambasadoret nga 10-15 vjet në të njëjtin post. Vetëm një shembull: ambasadori Tola ne Paris feston pas pak muajsh 10 vjetorin e emërimit. Duke i shërbyer Metës dhe më vonë Ramës. Ju kujtoj se në dhjetor të 2012-ës kryeministër ishte Berisha, i cili nuk ia prishi dot Metës. Turp!
Përgjigju