Mario Dajsinani

Sport

Egnatia/ 600 mijë euro nga Ukraina për Mario Dajsinanin

29 Korrik, 09:33| Përditesimi: 29 Korrik, 09:34

  • Share

Mario Dajsinani sezonin e fundit e mbrojti portën e Egnatias 43 herë, nga të cilat në 16 raste nuk pësoi gol. 26-vjeçari nga Durrësi u afrua edhe në Kombëtare nga Sylvinho, gjë që është pikasur nga klubet e interesuara.

Mësohet se një klub nga Superliga e Ukrainës (për momentin nuk mësohet emri), ka ofruar 600 mijë euro për të blerë kartonin e tij. Në Rrogozhinë po mendojnë për zëvendësuesin dhe nuk duan të humbasin shumën e konsiderueshme, që për një portier është më shumë se e pëlqyeshme.

Dajsinani vijon të jetë "gardiani" kryesor dhe i besuari i Edlir Tetovës për katërkëndëshin, duke luajtur tre ndeshje në Evropë këtë edicion. Kampion me Egnatian, oferta për Marion duket serioze dhe ai pritet të ndjekë rrugën e kushëririt të tij, Tedi Carës, i cili në janar la Partizanin dhe u bashkua me ukrainasit e FC Oleksandriya.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Më i votuari i listës së hapur, a mendoni se mandati i takon Adriatik Lapajt?