Superliga shqiptare e futbollit zhvilloi këtë të shtunë tre ndeshjet e para për raundin e 13-të. Gjithçka nisi në orën 14:00 me barazimin 1-1 mes Egnatias dhe Vllaznisë. Ndërkohë që në 17:00 Partizani fitoi 1-2 kundër Dinamos në Elbasan dhe merr kreun e renditjes. Teuta dhe Skënderbeu barazuan 1-1 në Durrës.
Në "Elbasan Arena" derbi mes Dinamos dhe Partizanit foli 1-2 për "Demat", me të besuarit e Veselinovic që rikthehen në krye të Superligës, edhe pas ndaljes së Vllaznisë. Tedi Cara kaloi Partizanin në epërsi në minutën e 48-të, ndërsa Zabërgja barazoi përkohësisht. Më pas Arinaldo Rrapaj shënoi golin e fitores për Partizanin në minutën e 61. Tanimë të kuqtë me 24 pikë mbajnë kreun e renditjen, dy më shumë se Vllaznia.
Në Rrogozhinë, Egnatia dhe Vllaznia barazuan 1-1. Vendasit e Edlir Tetovës kaluan në epërsi pas vetëm 43 sekondave lojë me Lushkjan, ndërsa goli i barazimit u shënua nga Dodaj në minutën e 57-të.
Në "Niko Dovana" të Durrësit, Teuta dhe Skënderbeu barazuan 1-1. Bismarc kaloi korçarët në epërsi në pjesën e parë (minuta 40), ndërkohë që Preknicaj barazoi në fraksonin e dytë.
Superliga, raundi 13-të:
E shtunë, 9 nëntor
14:00 Egnatia 1-1 Vllaznia
17:00 Dinamo 1-2 Partizani
17:00 Teuta 1-1 Skënderbeu
E diel, 10 nëntor
14:00 Laçi - AF Elbasani
17:00 Tirana - Bylis
Renditja: