Egnatia 2-4 Olimpija Ljubljana

Sport

Egnatia e pafat pas 120 minutave lojë, Olimpija e mposht 2-4 në Rrogozhinë dhe e eliminon nga Conference League

14 Gusht, 23:55| Përditesimi: 14 Gusht, 23:57

  • Share

RROGOZHINË - Egnatia u mposht 2-4 nga sllovenët e Olimpija Ljubljanës në turin e tretë kualifikues të Conference League, duke qenë jashtë garave evropiane. Me sfidën e parë në Slloveni që ishte mbyllur 0-0, të besuarit e Edlir Tetovës u futën në fushë me besim dhe kaluan në epërsi pas vetëm gjashtë minutave lojë me Regi Lushkjan. Në minutën e 32-të Jelenkovic vendosi ekuilibrat, ndërsa Marin në të 79’ kaloi në epërsi miqtë. Duhej sërish Regi Lushkja me një supergol që të mbyllte kohën e rregullt 2-2 dhe të dërgonte ndeshjen në shtesë.

Miqtë nga Sllovenia u treguan më të saktë dhe në shtesë shënuan dy gola me Durdov dhe Blanco, për rezultatin 2-4. Pas Champions League, Egnatia eliminohet edhe nga Conference League duke mbyllur garimin në Evropë.

Tifozët vendas mund të ngushëllohen me faktin se asistuan në takimin e fundit të Regi Lushkjës me fanellën e Egnatias, pasi lojtari me shumë mundësi do të largohet këtë verë drejt kampionatit turk, me ekipin e Sivasspor.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh emergjencën e zjarreve në Shqipëri blerja e avionëve zjarrfikës?