Eljon Sota dhe presidenti i Egnatias, Agim Demrozi

Sport

Egnatia firmos me ish-mbrojtësin e Partizanit, e rikthen në Superligë nga Koreja e Jugut

22 Janar, 18:23| Përditesimi: 22 Janar, 18:34

  • Share

Egnatia është aktive këtë merkato duke zyrtarizuar mbrojtësin Eljon Sota me kontratë deri në verën e vitit 2027. Fieraku nuk është i panjohur në Superligë pasi muaj më parë ishte pjesë e Partizanit, madje duke mbajtur edhe shiritin e kapitenit.

26-vjeçari u largua nga të kuqtë vetëm në verën e 2024 drejt Suwon në Korenë e Jugut dhe pas gjashtë muajve rikthehet në Shqipëri, këtë herë nën urdhërat e Edlir Tetovës në Rrogozhinë.

I dalë nga moshat e Apolonisë, Sota spikati në vendlindje dhe prej 2021 e deri në verën e 2024 ishte pjesë e Partizanit ku tregoi cilësi të padiskutuara në qendër të mbrojtjes.

“Eljon Sota pjesë e kampionëve. Futbollisti ka firmosur ditën e sotme kontratën në prani të presidentit dhe i bashkohet ekipit në stërvitje. Mbrojtësi do jetë pjesë e klubit deri në qershor 2027”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Më herët Egnatia ka zyrtarizuar edhe afrimet Leo Melon, Mario Dajsinanit dhe Fernandos.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?