Oreksi vjen duke ngrënë dhe te Egnatia kanë dëshirë të përfaqësojnë sa më mirë Shqipërinë në arenën evropiane. Fill pasi mposhtën Vllazninë 4-0 në finalen e sezonit dhe mbetën në fronin e Superligës si kampion në një sezon të dominuar prej tyre, trajneri Edlir Tetova i shpalosi qartë idetë.
Rrogozhinasit do përfaqësojnë Shqipërinë në turin eliminator të Champions League dhe trajneri dëshiron kalimin e një turi në Evropë.
"Finale të thjeshta nuk ka, por ishim të përgatitur mirë. I prishëm planin mbrojtësve që të bënin atë manovrën e zakonshme që dërgojnë topin te Balaj. Champions? Po të marrim paraqitjet e një sezoni më parë, se me Vikingur nuk kam pishman se ishte ekip shumë i mirë se ne. Flas vetëm me Borac, se aty kam pishmane për ndeshjen e luajtur atje se kemi qenë si mall pa zot me atë që na ka ndodhur atje me dy të kuq. Por synimi im personal është të kaloj në tur në Champions", tha mes të tjerash trajneri Tetova.
Ndërkohë te Vllaznia, Thomas Brdaric nuk ia doli të rikthente titullin në Shkodër pas 24 viteve pritje, çka do të thoshte një yll në fanellë për nëntë herë kampionët e Shqipërisë.
"Pikë së pari dua të falenderoj të gjithë tifozët për suportin e mrekullueshëm që kanë bërë në stadium. Objektivi ishte t’i kthenim mbrapa gjithë atë mbështetje. Mbas humbjes kundër kampionëve në fuqi, dua t’iu uroj fitoren, respekt maksimal.
Do ta provojmë përsëri. Patëm shanse, për 2 dekada nuk marrim titullin, ai ishte objektiv i madh, normal jemi të mërzitur. Ishte një sezon i vështirë, luajtëm, por duhet të reagojmë sa më shpejt. Kemi pësuar mjaft gola të thjeshtë, sidomos golin e parë. Këto ndikojmë psikologjikisht. Ishim nervozë, nuk patëm mundësi të implementojmë lojën tonë. Nuk e implementuam atë që deshëm për të mundur Egnatian", tha Brdaric i Vllaznisë.
Superliga uli kështu siparin e një sezoni me Egnatian kampione, që do përfaqësojë vendin në Champions League. Vllaznia, Dinamo dhe Partizani do marrin pjesë në eliminatoret e Conference League. Ndërkohë që Laçi dhe Skënderbeu sezonin e ri do jenë pjesë e Kategorisë së Parë.
Përpara ndeshjes Vllaznia 0-4 Egnatia në "Arenën Kombëtare", policia dhe siguria kanë ndaluar në fushë një prej zyrtarëve të Vllaznisë. Pjesëtari i stafit mjekësor kishte me vete një çantë të mbushur me mjete piroteknike, gati për t'i dorëzuar te tifozët.
Kujtojmë se në stadium kishte një numër të konsiderueshëm tifozësh dhe policia ushtroi kontrolle të imtësishme që në impiant mos hynin mjete të palejuara. Paçka se ultrasit e kishin gjetur një zgjidhje, siguria dhe policia e zbuluan planin dhe ndalën pjesëtarin e Vllaznisë në kohë.
Tirane/ Vllaznia 0-4 Egnatia - Vllaznia staff pyro pic.twitter.com/uy8MrZqgWs
— News video (@Newsvideo13) May 13, 2025
Komente
