Egnatia, edhe pse e mbylli sezonin e rregullt të Superligës me humbjen kundër Teutës, siguroi vendin e parë në kampionat dhe 10 milionë lekët ose rreth 100 mijw euro shpërblim nga FSHF.
Skuadra rrogozhinase, që do të kërkojë titullin e dytë kampion radhazi, në final-four do të ketë përballë skuadrat e Vllaznisë, Dinamos dhe Partizanit.
Për shkak të renditjes, si Egnatia ashtu edhe Vllaznia e vendit të dytë do të jenë vazon A, ndërsa Dinamo dhe Partizani në vazon B. Vazo A ka favorin së në gjysmëfinale mund të presë biletën e finales edhe me barazim, ndërsa vazo B në gjysmëfinale duhet të fitojë patjetër.
Gjithsesi në ‘final-four’ janë 4 ndeshje, 2 gjysmëfinale, finalja dhe sfida për vendin e 3 dhe të 4. Të katërt ndeshjet do të luhen në stadiumin ‘Arena Kombëtare’, ndërsa fituesi merr 100 mijw euro tw tjerra shpërblim, finalistja humbëse 70, vendi i 3 merr 50 dhe vendi i katërt 20 mijw euro. Për shkak se në finale të Kupës janë Egnatia dhe Dinamo, ndeshja e ‘final-four’ për vendin e 3 dhe të 4 nuk ka vlerë, pasi të 4 skuadrat kanë siguruar pjesëmarrjen në Kupat e Evropës. Ndeshjet e final-four nisin me datë 4 maj dhe përfundojnë me 12 maj, ndërsa shorti do të hidhet të martën në orën 11:00.
Ndërkohë sot do të përcaktohet edhe kundërshtari i Tiranës për ndeshjen e ‘play-out-it’ në Superligë. Në Elbasan do të luhet sfida mes Besës dhe Pogradecit, me fituesin që më pas do të sfidojë bardheblutë, të cilët i shpëtuan rënies direkt nga elita në ndeshjen e fundit kundër Dinamos duke fituar 0-2.
Nga Superliga përveç Skënderbeut zbriti edhe Laçi, që në faqen zyrtare ka bërë akuza të forta ndaj vërtetësisë së kampionatit. Skuadra kurbinase denoncon pazaret e bëra në Superligë, pasi sipas tyre Dinamo toleroi jo vetëm Skënderbeun, por edhe Tiranën në ndeshjen e fundit. Sipas Laçit, nëse këto tolerime nuk do ishin bërë, ata do të kishin qëndruar në Superligë. Kurbinasit nuk e lënë me kaq, por thonë se nga Sportradar dhe UEFA vijnë letrat për ndeshjet e dyshuara që shiten, por FSHF asnjëherë s’i bën publike.
Klubi i Laçit, që të dielën zbriti nga Superliga për herë të parë që nga 2009, ka bërë akuza të forta për vertetësinë e kampionatit dhe mbi të gjitha për FSHF-në. Kurbinasit thonë se federata fsheh shkresat e Sportradar, kompanisë që raporton shit-blerjet e ndeshjeve, dhe FIFA-s, mbi përballjet e dyshimta që luhen në Shqipëri.
“REAGIM!
Së pari, i kërkojmë ndjesë gjithë tifozerisë dhe qytetarëve të Laçit, si dhe gjithë dashamirësve të klubit tonë për këtë dështim. Ky ishte fati jonë. Faleminderit të gjithë atyre që ishin pranë ekipit edhe në ditët më të vështira! Ne jemi të sigurt që nëse do zhvillohej një lojë e pastër do ishim pjesë e Superligës Shqiptare.
Do donim të kalonim dhe të preknim pak temën e këtij sezoni futbollistik:
ESTRADA “SUPERIORE”
Pas 36 javëve kampionat tashmë janë dhënë verdiktet, por sa qëndrojnë vërtetë ato dhe çfarë fshihet pas kuintave?
Dinamo luan teatër të hapur me Korçën në Kupë dhe në Kampionat. Haptazi hap portën Korça për Kupë dhe Dinamo në Kampionat me pretekstet njëra me lojtarë të demtuar ndeshjen e parë dhe tjetra në të dytën, dhe të gjithë të nesërmen të shëruar e pas 3 ditësh të gatshëm për ndeshje. Gjithë Shqipëria është dëshmitare, përveçse atyre që nuk iu intereson ta dinë. Letra që vijnë në FSHF nga Sportradar dhe UEFA dhe që nuk publikohen. Në media pranohet hapur luhatja e koeficientëve menjëherë pas ndeshjes së Kupës. Prapë asnjë reagim… Ku është Prokuroria? Ku është transparenca me këto dokumenta? Pse askush nuk merret në pyetje apo pse askush nuk prenoncohet për diçka të tillë?
Nuk mjafton me kaq… Teatri vijon sot përballë Tiranës. Thashetheme lart e poshtë gjatë javës ku shprehet hapur që Tirana është ekip me traditë dhe do t’i lëmë ndeshjen. Dhe ja që ndodhi ...
Dinamos i dëmtohen 6 lojtarët kryesorë në një kohë që Dinamos i duhej vendi i dytë për formulën e Final Four!
Pra një mesazh qenka i qartë:
Teatër i pastër nga fillimi deri në fund të këtij kampionati dhe tallje me mundin e djersën e atyre që luajnë pastër,”-shkruhet në reagimin e Laçit pasi ra nga kategoria.
Komente
