Egnatia në humbjen 5-0

Sport

Egnatia katastrofë, eliminimi i heq para! Sonte mëson kundërshtarin në C.League, kualifikohen Drita dhe Shkëndija

16 Korrik, 11:06| Përditesimi: 16 Korrik, 11:10

  • Share

Pritej të kishte festë, por ndeshja e kthimit për Egnatian në turin e parë të Champions League është shndërruar në makth.

Kampionët e Shqipërisë pas fitores 1-0 në Rrogozhinë u shpërtalluan 5-0 në ndeshjen e kthimit në Islandë nga Breidablik. Të besuarit e Edlir Tetovës, në pjesën e parë, pësuan katër gola për 22 minuta, duke nisur me Thorsteinsson dhe duke vijuar me Einarsson. Të dy futbollistët realizuan ‘dopietë’ në 45 minutat e para.

Në pjesën e dytë Omarsson kapitulloi rrogozhinasit, të cilët detyrohen të mbyllin aventurën në Champions League me turp. Egnatia në këtë mënyrë humbet edhe 350 mijë euro të ardhura, ndërsa islandezët në turin e dytë do të përballen me Lech Poznan të Polonisë. Me këtë eliminim Egnatia zhvendoset në Conference League, atje ku në turin e dytë do të përballet me fituesin e çiftit Dinamo Minsk-Ludogorets. Sa i përket disfatës së rëndë me Breidablik te Egnatia bënë përshtypje gafat e çuditshme si në futbollin amator.

Shumë ndryshe u paraqit situata për kampionët e Kosovës Dritën. Pas fitores 1-0 në Kosovë, të besuarit e Zekirija Ramadanit fituan edhe Luksenburg me shifrat 2-3. Në turin e dytë kualifikues të Champions League Drita do të përballet me Copenhagen, danezët të cilët konsiderohen super favorit. Megjithatë në turin e dytë të Champions League kaloi edhe kampionia e Maqedonisë së Veriut, Shkëndija, që pas barazimit në Uells kundër TNS fitoi 2-1 në ndeshjen e kthimit në kohën shtesë. Në turin e dytë Shkëndija do të përballet me Steau Bukureshtin.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Përplasja mes Lapajt e Shabanit për mandatin, kush mendoni se ka të drejtë?