TIRANË - Për të dytin vit radhazi KF Egnatia e Rrogozhinës është shpallur kampione në Superligën e futbollit. Djemtë e Edlir Tetovës mposhtën 4-0 Vllazninë në finalen e sezonit të zhvilluar në ‘Arenën Kombëtare’ në kryeqytet, të hënën e 12 majit. Regi Lushkja (2x), Leo dhe Ujka ishin autorët e golave.
NDESHJA - Nën një atmosferë të ngrohtë, Vllaznia vinte në ndeshjen më të rëndësishme të 24 viteve të fundit me dëshirën për të rikthyer në Shkodër një trofe që mungon prej vitit 2001. Mirëpo kuqeblutë do duhet të tentojnë sezonin që vjen për yllin e parë në fanellë (kanë 9 tituj në histori), kjo pasi u dominuan nga kampionët në fuqi.
Egnatia, e cila e mbylli sezonin e rregullt në vendin e parë u fut në fushë me më shumë besim dhe në pjesën e parë shënuan me Regi Lushkjan pas vetëm gjashtë minutave lojë.
Edhe në fraksionin e dytë Lushkja gjeti golin e qetësisë, para se Leo Melo dhe Serxho Ujka në “vulosnin” ndeshjen për 4-0.
Festë në anën e Egnatias dhe dëshpërim te Vllaznia, me tifozët shkodranë që u larguan para kohe nga stadiumi.
Kështu, me suksesin e sotëm Egnatia për herë të dytë në historinë e Superligës fiton trofeun që e mbante nga një sezon më parë.
Komente
