Egnatia në ndeshjen e fundit

Egnatia më 'e plakura', Laçi ekipi më i ri! Mosha mesatare e skuadrave të Superligës

5 Shtator 2023, 10:08
  • Share

Superliga shqiptare mbylli në fundjavë raundin e dytë, teksa skuadrat janë ende në fazën e përmirësimit nga ndryshimet e shumta të ndodhura në merkaton e verës. Dhjetë klubet e elitës ndryshuan në masë, ndërsa ekipet e elitës ia dolën që të mbajnë boshtin në një farë mase.

Për t'u evidentuar edhe mosha mesatare e skuadrave, ndërsa bie në sy se Egnatia është ekipi me moshën më të madhe. 25.6 vjeç është mosha mesatare e lojtarëve të drejtuar nga Edlir Tetova, duke lënë pas Tiranën dhe Vllazninë. Dinamo ka formuar një ekip me lojtarë të rinj, teksa njëjtë si Partizani mosha mesatare e "Demave" është 23,3.

Edhe Skënderbeu me Kukësin kanë besuar te të rinjtë, teksa Laçi mban "rekordin" e moshës. 21.1 është mosha mesatare e lojtarëve që Skerdi Bejzade ka në dispozicion.

Duket se nga ky fakt, në Shqipëri kanë hequr dorë nga afrimet e lojtarëve të huaj dhe në moshë të madhe, duke i besuar në masë talentit vendas dhe në moshë të re. Më në fund po fryn një fllad i ngrohtë për akademitë e futbollit në Shqipëri.

Mosha mesatare e skuadrave të Superligës shqiptare:

Egnatia - 25.6

Tirana 25

Vllaznia - 24

Erzeni - 23.9

Teuta - 23.9

Dinamo - 23.3

Partizani - 23.3

Skënderbeu - 23.1

Kukësi - 22.7

Laçi - 21.1

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?