Egnatia përmbys Erzenin dhe ‘arratiset’ nga Partizani, fiton edhe Bylisi me Elbasanin në Kategorinë e Parë (VIDEO)

29 Janar, 15:43| Përditesimi: 30 Janar, 13:13

  • Share

Egnatia ka fituar me përmbysje 3-2 sfidën kundër Erzenit për javën e 21 të Superligës, duke rritur diferencën në krye me Partizani ndjekës pasi të kuqtë barazuan me Vllazninë. Pas fitores me shijakasit, ekipi i drejtuar nga Edlir Tetova shkoi në kuotën e 46 pikëve, 10 më shumë se Partizani i vendit të dytë.

Ndërkohë po sot janë luajtur edhe disa ndeshje të kategorisë së parë ku Bylisi i dha një goditje 2-0 Vorës që pretendon të ngjitet në Superligë. Sakaq fitore mori edhe Elbasani që ia doli 0-1 në fushën e Burrelit, ndërsa Flamurtari barazoi 0-0 me Besën e Kavajës.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?