Egnatia dhe Kukësi "përplasen" sot në orën 19:00 në "Arenën Kombëtare" për finalen e Superkupës së Shqipërisë. Rrogozhinasit kërkojnë historinë pasi nëse ia dalin të fitojnë edhe sot, do bëheshin skuadra e parë në historinë e Shqipërisë që fiton tre trofe brenda një sezoni.
Në prag të kësaj ndeshje për mediet foli trajneri i Egnatias. Edlir Tetova kërkon trofeun.
"Atmosfera në skuadër është e mirë. Sapo mbyllëm dy fazat e para të kampionati, e tani jemi të fokusuar te sfida me Kukësin. Përtej asaj çka i ka ndodhur kundërshtarit, kjo është një finale. Jo rastësisht Kukësi është këtu, ndaj edhe impenjimi ynë është i madh. Luajmë për trofeun dhe nuk do të ketë asnjë tolerim.
Sa i kënaqur është Tetova me skuadrën e tij për vitin 2024?
Kemi fituar dy trofe, por mendojmë edhe për të tretin brenda këtij viti. Kjo është një gjë e madhe për klubin dhe lotjarët. Jemi në rrugën e duhur, por jo në 100% e asaj që kam unë në kokë. Ekipi gjithmonë ka nevojë për freski, duhet frymë e re, por lojtarët që kanë ardhur nuk kanë dhënë 100% të saj që kërkon Tetova.
Ekipi në 2025?
Më intereson vazhmimësia. Eshtë e rëndësishme për mua si trajner që ekipi të prodhojë, të eliminohet ngërçi para portës. Shpresojmë që të bëjmë më mirë vitin tjetër", tha Tetova.
Lajmi kryesor:
Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'! FSHF asnjë shpërblim për fituesin, Tetova: Duam trofeun
S.Dh/ReportTv.al