Edlir Tetova, trajneri i Egnatias

Sport

Egnatia pret në shtëpi Bylisin, Tetova: Kemi dy mungesa, nesër do jetë e vështirë

30 Janar, 17:08| Përditesimi: 30 Janar, 17:10

  • Share

RROGOZHINË - Egnatia dhe Bylisi luajnë të premte në orën 13:30 për raundin e 23-të në Serie A. Në prag të ndeshjes, për mediet foli edhe trajneri i Egnatias. Edlir Tetova u ndal te dy mungesat e Fernandos dhe Malotës, ndërsa kërkon përqëndrim nga të tijtë pasi BylisI është ekip që bën ndeshje të mira.

“Gjendja e skuadrës paraqitet e mirë përveç Fernandos dhe Malotës, grupi është i plotë. Në futboll mendoj që e gjithë skuadra mbron dhe sulmon, të paktën ashtu siç e shikoj unë. Mbrojtja i ka realizuar shumë mirë detyrat dhe ka meritat e veta.

Mendoj që Fernando është një vlerë e shtuar, ka bërë mirë ato dy vite që ka qenë, nuk kemi specifika për lojtarë të veçantë, forca e grupit është Egnatia. Mendojmë që të bëjmë më të mirën ndeshje pas ndeshjes, përballemi me Bylisin, do të jetë ndeshje e vështirë dhe për të ruajtur kreun duhet vazhdimësi.

Nuk ka perfekt në futboll, por detyra, duhet të bëjmë mirë, të nxjerrim gabimet pas çdo ndeshje. Prurje nuk ka më, kemi 4 prurje në këtë merkato dhe 3 dalje. E kemi konfiguruar grupin për të qenë sa më konkurrentë me skuadrat e tjera.

Bylisi ka bërë një grupim ndeshjesh të mira, mendoj që do të jetë e vështirë dhe duhet përqëndrim maksimal për nesër. Përderisa ne katër ekipet kemi krijuar shkëputje, por mund të ketë surpriza, pas përfundimit të fazës së tretë do të vendosim pikat mbi ‘i’", tha Tetova.

Pas 22 ndeshjeve të luajtura, Egnatia me 39 pikë mban vendin e parë në klasifikim, ndërsa Bylis me 24 pikë pozitën e gjashtë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?