Einxhel Shkira

Einxhel Shkira: Kanë tentuar të abuzojnë seksualisht me mua kur isha 15-vjeçe! Më tha 'nuk di të shijosh jetën'

27 Tetor, 15:03| Përditesimi: 27 Tetor, 15:10

  • Share

Moderatorja Enixhel Shkira gjatë një interviste të dhënë së fundmi ka rrëfyer se në moshën 15-vjeçare dikush ka tentuar që të përfitojë seksualisht nga ajo teksa përpiqej të bëhej pjesë e aktiviteteve televizive për fëmijë.

“Që në fillimet e mia, besoj se njerëzit e dinë, ose dhe s’e dinë që kjo bota e shoëbizz-it, kjo fusha që kemi zgjedhur ne është e egër në format e veta dhe si një vajzë e vogël 15-vjeçare që kam dashur të merrem me aktivitete, këto programet kompetitive që kanë qenë, nuk e kam menduar kurrë që dikush që merret me ëndrrat e të rinjve dhe fëmijëve, do të dojë të abuzojë me këto ëndrra”, ka thënë Einxhel më emisionin ‘Goca dhe Gra’.

Më tej ajo ka treguar se personi në fjalë i ka thënë se ajo nuk dinte të shijonte jetën.

“Kur them abuzim, e kam fjalën për abuzim të mirëfilltë për motive përfituese seksuale. Unë si një person shumë i fokusuar te ajo që doja të bëja, nuk kam dashur kurrë të devijojë nga ky rrugëtim.

Po, më ka ndodhur kur kam qenë 15 vjeç. Më ka thënë: ‘Ti nuk di të shijosh jetën’, sepse donte të më jepte alkool. Nuk e kam denoncuar sepse atëherë mendoj se vërtet isha unë ajo që nuk dija të shijoja jetën. Mua më shumë mu bë mësim sesa traumë”, shtoi ajo.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?