Einxhel Shkira dhe DJ Dagz janë ndër ciftet më të përfolura të momentit, por që mbrëmjen e shkuar nuk ka qenë aspak e qetë. Ajo ka zbuluar se partneri i saj nuk ndihej mirë nga ana shëndetësore, por thotë se fajin e ka vetëm ‘syri i keq’.
“E kanë marrë çunin e madh mësysh. Ka qenë sëmurë gjithë natën”, shkroi Shkira.
Më herët, Einxhel ka patur një reagim për personat që e kanë kritikuar për ekspozimin e barkut të rrumbullakosur duke thënë se bestytnitë nuk bëjnë asgjë vecse shtojnë ankthin.
“Si fillim ju falenderoj shumë për çdo urim, fjalë të mirë e këshillë pa e vënë në diskutim qëllimin e mirë në secilën prej tyre. Por kam lexuar komente e mesazhe ku sugjeroni, gati-gati në lutje që të mos ekspozoj në foto barkun se tani ‘si nënë e kupton vetë ti’ (?!). Unë kuptoj dhe nënkuptoj shumë gjëra dhe pikërisht për hir të këtyre bestytnive shpeshherë jam bërë paranojake…
Ama të dashura gra e nëna, po nëse dikujt i duhet të punojë në ekran gjatë shtatzënisë dhe barkun ja shohin me mijëra e miliona sy?! Po nëse gjatë asaj periudhë bëjnë foto veshjesh shtatzëna për punë dhe ato sërish shihen nga pafund sy…dhe akoma më e zakonshme, mjafton një ditë në plazh që barku të shihet nga dhjetra sy…Ju lutem boll përcollët energji të tilla dhe bestytni që në vend të na ndihmojnë thjesht të shtojnë ankthin! Mbase është idiotllik, por edhe unë besoj te syri, ama çdo gjë ka një limit, se s’do ngujohemi në shtëpi tani që të jemi të mbrojtur nga syri keq”- ka shkruar më herët Einxhel.