Einxhel Shkira dhe DJ Dagz janë dyshja më e komentuar e showbizzit shqiptar. Sot DJ Dagz feston ditëlindjen dhe Einxhel i ka kushtuar një dedikim të veçantë.
Einxhel ka publikuar një video me momentet më të ëmbla të tyre brenda BBV, teksa i ka uruar Dagz të jetë përherë i lumtur, duke e siguruar se ajo nuk ka ndërmend të jetojë asnjë ditë të jetës së saj pa atë.
Ky urim kaq i ëmbël kishte dhe një detaj që na bëri të dyshonim se dyshja është në pritje të një fëmije. Si fillim urimin e saj Einxhel e mbyll me shkrimin “We love you”, që do të thotë “të duam” pra në shumës.
Por Einxhel i kishte ngritur fansave një ‘kurth’. Pas dyshimeve tw ngritura nw rrjet Einxhel postoi një test pozitiv, por një test COVID-i duke i hedhur poshtë kështu të gjitha aludimet se ajo dhe Dagz do të bëheshin prindër.