Biznesmeni Vesaf Musa, ministrja e Bujqësisë dhe ambasadorja Yuri Kim

‘Eja, do bëjmë qejf’/ Lihet në burg biznesmeni që ngacmoi seksualisht të miturën në Fier! Foto në rrjete sociale me Ramën, ministrat dhe Yuri Kim

16 Janar 2022, 20:16| Përditesimi: 16 Janar 2022, 22:04

  • Share

Gjykata e Fierit ka lënë sot në burg biznesmenin Vesaf Musa pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur. 64-vjeçari Musa u arrestua nga policia e Fierit të premten (14 janar), pasi dyshohet se ngacmoi një 14-vjeçare të komunitetit rom.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se e mitura ka rrëfyer para policisë në prani të psikologes dhe familjarëve sesi ka ndodhur ngjarja. Mësohet se teksa po udhëtonte me një mjet fuoristradë, biznesmeni Musa ka ndaluar dhe i ka thënë të miturës: 'Eja, do bëjmë qejf'

Por kush është Vesaf Musa
Mësohet se 64-vjeçari Vesaf Musa është një biznesmen mjaft i njohur pasi ka një fabrikë vaji ulliri në Skrofotinë të Vlorës. Rreth një muaj më parë, ambasadorja amerikane Yuri Kim dhe ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rrural, Frida Kricfa, vizituan fabrikën e Musës ndërsa u publikuan edhe pamje nga takimi. “Musai Olive Oil”, mbështetet nga qeveria shqiptare. Në rrjete sociale Vesaf Musa shihet mjaft aktiv, ndërsa më herët ka publikuar edhe foto me kryeministrin Rama dhe ministrat e qeverisë.

Fotot e publikuara nga biznesmeni Vesaf Musa në rrjete sociale

Komento

Komente

  • Milanisti: 17/01/2022 20:57

    E pabesueshme sesi i fusin njerëzit e ndershëm dhe të suksesshëm në kurth. Nuk besoj kurrë që e ka thënë, por edhe sikur, si mund t'a futësh tjetrin brenda për një fjalë goje, aq më tepër qy ato dy fjalë mund të interpretohen në shumë mënyra. Mesa duket duhet t'i djegësh femrat me cigare e t'i rrahësh barbarisht që mos të të hyjë gjemb në këmbë, si puna e Rrahjave.

    Përgjigju
  • Gripi: 16/01/2022 22:02

    Ka ndonje detaj tjeter qe po mbulohet se vetem per kaq nuk lihet ne burg tjetri? E ka ngacmuar apo ka kryer marredhenie? Apo ka tentuar ta fuse me zorr ne makine???? Nese eshte Pedofil thuajeni me ze te larte! Nuk mund te thuash vetem i tha dikujt keshtu dhe e arestuam. Ka plot raste qe policia ben kurthe te tilla te peshtira, psh rasti asaj Steles nga Vlora qe denoncoi me ze dhe figure policet e vlores qe futnin ne kurth biznesmenet nepermjet saj. Perfundimi? Ajo mbeti viktime, biznesmenet paguan policet dhe ben burg, policet e piset nuk i gjeti gje. Se njoh fare kete, por kaq pak sa thuhet nuk mjafton.

    Përgjigju
    • Turi: 16/01/2022 23:17

      Ke te drejte. Turp. As une nuk e njoh, por muhabet kot

  • Geri: 16/01/2022 20:25

    Kete pune ka ky mut burre dhe ne Vlore.Dashka pick ne mosh te madhe ky palaco

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?