Foto ilustruese

'Ejani se do më vjedhin shtëpinë'! Tentoi të mashtronte policinë, i riu në Vorë kapet me 'mat' me pistoletë

14 Shkurt 2020, 16:36| Përditesimi: 14 Shkurt 2020, 16:39

  • Share

VORË-Një 25-vjeçar është arrestuar nga policia për armëmbajtje pa leje. I riu tentoi që të mashtronte policinë, por gjatë monitorimit dhe kontrollit u zbulua se posedonte një pistoletë dhe fishekë pa leje. 25-vjeçari me inicialet A.M. kishte telefonuar policinë se aftër banesës së tij ndodhej një makinë dhe dyshonte se kishte shkuar për të vjedhur në banesën e tij. Policia kontrolloi makinën e dyshuar që pretendohej nga 25-vjeçari, por gjatë kontrollit dhe verifikimeve nuk ka rezultuar asnjë problem.

Por nisur nga thëniet kontradiktore të 25-vjeçarit e mbajtën nën vëzhgim të riun dhe pas disa orësh kanë ndërhyrë në aksin rrugor Sharke -Vorë duke e kontrolluar. Në brez të riut iu gjet një armë zjarri pistoletë, me një krehër me fishekë luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?