Armet dhe fisheket qe u sekuestruan ne Lezhe

Kronikë

'Ejani se ka armë', pas sinjalizimit nga qytetarët prangoset lezhjani me kallash dhe pistoletë

25 Nëntor 2019, 15:52| Përditesimi: 25 Nëntor 2019, 16:49

  • Share

LEZHË-Policia ka sekuestruar dy armë zjarri dhe një sasi fishekësh luftarakë gjatë një operacioni, ndërsa është prangosur edhe poseduesi i tyre. Pas informacioneve të marra na qytetarët se një person në Kallmet të Lezhës posedonte armë zjarri, policia ndërhyri duke arrestuar pronarin Nikolin Pali. 

Gjatë kontrollit të banesës u gjetën edhe u sekuestruan një armë zjarri kallashnikov dhe 2 krehra me 54 fishekë si dhe një pistoletë me 2 krehra me 15 fishekë. I arrestuari tashmë do të akuzohet për armëmbajtje pa leje. Materialet procedurale do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?