Babe e bir, Skender Krasniqi dhe Albert Krasniqi

'Ejani se vrava djalin', babai qëllon për vdekje të birin në Prishtinë, viktima i dyshuar për plagosjen e Noyzit në 2016

27 Janar 2021, 19:46| Përditesimi: 27 Janar 2021, 23:47

  • Share

Albert Krasniqi dyshohet se është vrarë sot nga babai i tij Skënder Krasniqi, në Prishtinë.

Edhe pse nuk dihen motivet e kësaj vrasjeje, mediet kosovare raportojnë se Krasniqi ishte i përfshirë në plagosjen e reperit nga Shqipëria Noizy në qendër të Prishtinës. Plagosja ka ndodhur më 13 shtator të vitit 2016 .

Rigels Rajku i njohur si Noizy është dënuar me dy mijë euro gjobë për incidentin ku ai mbeti i plagosur. Ndërsa, Albert Krasnqi ishte dënuar nga Gjykata me 6 muaj burgim me mundësinë që dënimin ta shlyejë me para

Skënder Krasniqi tashmë është arrestuar, ndërsa motivet e ngjarjes së rëndë mbeten akoma të panjohura. Babai pasi kishte qëlluar të birin, kishte thirrur policinë dhe i ishte drejtuar me fjalët “ejani se e vrava djalin”.

Në profilet e tyre në rrjetet sociale, baba e bir kanë disa fotografi bashkë. Ngjarja tragjike ka ndodhur rreth orës 17:00 në rrugën “Ndue Perlleshi” në Prishtinë. 

Menjëherë pas marrjes se informatës, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ndodhinë. Aktualisht jemi në fazën  fillestare të ndërmarrjes së veprimeve hetimore dhe atyre të ekzaminimit të vendngjarjes, në funksion te ndriçimit te plote të këtij rasti​”, konfirmon policia.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?