Ekipet arkeologjike shqiptare dhe franceze

Ekipet arkeologjike shqiptare dhe franceze, gërmime rreth banjave termale të Apolonisë

27 Gusht, 11:34| Përditesimi: 27 Gusht, 11:46

  • Share

Ekipet arkeologjike shqiptare së bashku edhe me ekipet franceze janë duke kryer gërmime rreth banjave termale të Apolonisë.

Lajmi është bërë i ditur nga Ambasada e Francës në Shqipëri, e cila thekson se ditën e sotme janë zhvilluar takime të frytshme me këto ekipe arkeologjike.

"Në këtë 100-vjetor (1924-2024) të bashkëpunimit shkencor midis Francës dhe Shqipërisë, bazë e frankofonisë shkencore midis dy vendeve tona, është e rëndësishme të theksojmë këtë partneritet, ndërsa kujtojmë themeluesit e këtij partneriteti të gjatë: Léon Rey (1887-1954), Pierre Cabanes (1930-2023) dhe Hasan Ceka (1900-1998)", shkruan Ambasada. 

S.B//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?