‘Ekipet sportive në shkolla’, Kushi: Të kemi gjallëri dhe argëtim! Muzhaqi të rinjve: Ju pres në kampoinate

10 Dhjetor 2022, 13:15| Përditesimi: 10 Dhjetor 2022, 13:27

  • Share

 

Ministrja Evis Kushi e pranishme në prezantimin e projektit ‘Ekipet sportive në shkolla’ tha se ky projekt synon që në shkollë të zhvillohet edhe mësim, por fëmijët nga ana tjetër të argëtohen. Kushi u bëri thirrje të rinjve që të merren me sport për një jetë më të shëndetshme.

“Projekti që konsolidon të gjitha reformat që kemi marrë në këto vite për sportin. Kam një thirrje, sporti është jetik për shëndetin fizik, mendor social, ju mëson leksionet më të mira për jetën, disiplinën, punën në skuadër. Ta kthejmë shkollën në një vend ku edhe mësohet por edhe luhet. Ta kthejmë shkollën në vendin ku ka gjallëri, por edhe jetë të shëndetshme”, tha Kushi.

Nga ana tjetër, ministrja e Rinisë dhe Fëmijëve, Bora Muzhaqi u tha të rinjve se pas krijimit të këtyre ekipeve sportive do të zhvillojnë edhe kampionate në rang qarku por edhe nivel kombëtar.

“Sot nuk kemi kohë për fjalë, jemi për vepra. Fakti që të gjithë jemi këtu. Këmbëngulje çdo ditë për t’ia arritur, për të bërë kampionate. Shumë suksese dhe fitoftë më i miri”, tha Muzhaqi.


Lajmi kryesor:

Krijohen 700 ekipe sportive në të gjithë vendin, veshje falas për çdo fëmijë! Nxënësit spektakël në 'Air Albania', Rama: Këtu janë kampionët e ardhshëm


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?