Bardheblutë e Tiranës janë rikthyer zyrtarisht si kampionë të Shqipërisë në futboll pas 11 vjetësh. Bashkë me urimin për titullin kampion, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka dhënë edhe lajmin e mirë për ekipin kryeqytetas të dhënies së shpërblimit për kampionët. Veliaj bën të ditur se në mbledhjen e nesërme të Këshillit Bashkiak do të miratohet edhe shpërblimi për lojtarët dhe stafin e ekipit bardheblu.
“Është super lajm që trofeu i Kampionatit qëndron në Tiranë dhe sa bukur për Tironën tonë në 100-vjetorin e Kryeqytetit e Klubit bashkë. Po siç e do zakoni, urimet nuk bëhen duarbosh, ndaj nesër në Këshillin Bashkiak bashkë me urimin dhe shpërblimi për kampionët”, shkruan Veliaj.