Ekipi Shpresa gjatë ndeshjes miqësore ndaj Bosnjë-Hercegovonës

Ekipi Shpresa humb 0-2 miqësoren ndaj Bosnjës

28 Maj 2018, 21:01| Përditesimi: 28 Maj 2018, 21:04

  • Share

Kombëtarja U-21, e drejtuar nga trajneri Alban Bushi, ka humbur 0-2 miqësoren ndaj Bosnjë-Hercegovonës, ndeshje që u zhvillua në “Elbasan Arena”. Miqtë kanë shënuar që në fillim të takimit, pas një nënvlerësimi të mbrojtjes sonë.

Më pas kuqezinjtë kanë rritur ritmin, por shtylla e Hebajt nuk ka mjaftuar për të barazuar shifrat. Në fundin e ndeshjes, lojtarët e Shpresës bëjnë një tjetër gabim amatoresk dhe Bosnja ndëshkon sërish.

Kombëtarja Shpresa do të zhvillojë edhe 2 ndeshje të tjera miqësore, të dyja me Bjellorusinë, po në “Elbasan Arena”, në datat 5 dhe 8 qershor.   

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?