Kombëtarja Shpresa U-21

Ekipi Shpresa, miqësore me Bosnjën më 28 maj në 'Elbasan Arena'

8 Maj 2018, 13:27| Përditesimi: 8 Maj 2018, 13:29

  • Share

Skuadra përfaqësuese U-21 do të luajë një ndeshje miqësore me ekipin kombëtar U-21 të Bosnjës, në datën 28 maj në stadiumin “Elbasan Arena”, në orën 19.00.

Sektori i ekipeve kombëtare në FSHF ka zyrtarizuar sot një sfidë të tillë në rakordim edhe me federatën e Bosnjës.

Po kështu ekipi përfaqësues U-21 i Shqipërisë nën drejtimin e Alban Bushit, në dhjetëditëshin e parë të muajit qershor ka planifikuar më parë edhe dy ndeshje të tjera miqësore, respektivisht me datë 5 dhe 8 qershor, në orën 19.00 po në “Elbasan Arena” me përfaqësuesen e Bjellorusisë.

Kështu, skuadra e Alban Bushit në harkun e rreth dy javëve do të ketë mundësinë e tre testeve miqësore, për të parë gjendjen e skuadrës, si dhe për të vlerësuar ecurinë e deritanishme të lojtarëve potencialë të ekipit kombëtar U-21.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?