TURQI- Shqipëria i është gjendur në krah Turqisë në këtë moment të vështirë. Pas tërmetit tragjik që i mori jetën gati 5 mijë personave në Turqi e Siri, ekipi shqiptar prej 53 personash, mjekë dhe specialistë të grupeve të kërkim-shpëtimit, ka mbërritur në Turqi për të marrë pjesë në operacionet e kërkim-shpëtimit.
Ekipi u nis mbrëmjen e shkuar rreth orës 22:30 nga aeroporti i Rinasit por për shkak të vonesave që kishte dhe motit të paqëndrueshëm ishte pamundur të bëhej ulja e avionit nga Stambolli drejt zonës së prekur nga tërmeti, ku aktualisht ndodhet edhe ekipi shqiptar. Kjo është arsyeja përse kanë mbërritur sot rreth orës 10:00. Edhe kryeministri Rama ka ndarë foton e ekipit shqiptarë që ka mbërritur në Turqi, ndërsa ata mbajnë në duar flamurin turk.
Report Tv mëson se mes personelit mjekësor që kanë mbërritur në Turqi janë:
1.Elton Reso
2.Albano Ballaxhia
3.Arjeta Islamaj
4. Aroxhena Mara
5. Dajana Zenelaj
6. Hygerta Ilnica
7. Fatos Kuçi
8. Erjon Abazaj
9. Robert Sina
10. Arjola Molla
11. Grej Malo
12. Edlir Ahmetaj
Kujtojmë që Turqia ka qenë një ndër vendet që ka përkrahur më shumë Shqipërinë kur u godit nga tërmeti i 26 nëntorit, 51 viktima. Turqia financoi ndërtimin e një lagjeje në Laç, ku me financimin e qeverisë turke u rindërtuan 522 banesa të reja.
46.3 mln euro përfshirë edhe apartamentet dhe disa xhami dha Turqia në konferencën e donatorëve në Bruksel “Bashkë për Shqipërinë” që Komisioni Evropian organizoi për ringritjen e vendit tonë dhe që mblodhi në total 1.15 miliardë euro grante, hua, e fonde për projekte zhvillimi nga rreth 100 vende.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto nga operacioni i kërkim shpëtimit në Turqi. Në foto shihet edhe anëtarët të Forcave të Armatosura Shqiptare.
“Skuadra shqiptare e kërkim-shpëtimit në rrënojat e tragjedisë në Malatya”, ka shkruar kryeministri Rama.
Nebi Muçaj, drejtor i Qendrës Vullnetarë të Emergjencave tha se janë gati një grup prej 10 vullnetarësh është dërguar në Turqi, pas tërmetit tragjik që goditi Turqinë dhe Sirinë një ditë më parë. Në një intervistë për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, në Report Tv, Muçaj u shpreh se ato vetë janë trajnuar nga ekipet turke dhe se kanë dëshirë që të shkojnë për t’i ndihmuar.
‘Janë kërkesa të shumta nga vullnetarët. Si mjekë infermierë dhe zjarrfikësja, një grup prej 10 vetash që janë mjek dhe për kërkimin ndër rrënoja.Ne jemi të trajnuar. Jemi rreth 4000 vullnetare që janë të trajnuar nga vendet fqinje nga Italia, kështu që atë përvojë që ata që na kanë edukuar si bëhet në këto raste të emergjencave, duam të japim kontributin tonë. Kanë qenë të përgatitur dhe të mirë përgatitur.
Kemi kërkuar ambasadës turke, për të na orientuar për të na drejtuar se kur dhe si mund të japim ndihmën tonë. Duke parë rregullat, ne duam të jemi brenda ligjeve për të mos krijuar kaos. Te jemi atje në ndihmë dhe kohë reale. Ne jemi të gatshëm nga çdo moment. Forcat tona janë të gatshme për Forcat tona janë të gatshme për çdo lloj emergjence. Në do të donim të jepnim ndihmën tonë.’- u shpreh Muçaj.
Ekipi shqiptar i kërkim shpëtimit ka mbërritur në Turqi, pas tërmetit të fortë që goditi vendin, ndërsa ende po kërkohet për trupa të gjallë nën rrënoja.
Report Tv ka siguruar pamjet ekskluzive nga terreni, teksa po kërkohet nën rrënoja për trupa të gjallë.
Ekipi shqiptar i kërkim shpëtimit ka mbërritur në Turqi, pas tërmetit tragjik që goditi Turqinë dhe Sirinë një ditë më parë. Kreu i qeverisë ka publikuar disa foto nga mbërritja e tyre në terren.
‘Mbërriti në Turqi skuadra e kërkim-shpëtimit dhe e ndihmës shëndetësore e dërguar nga shteti shqiptar! Foto pak minuta përpara zbritjes në terren!’- shkruan Rama.
Bravo! por nje gje nuk kuptoj. Vetem nje keshille, vedosini kaskat! jo sespe jane pjese e uniformes por sepse mbrojne sadopak nga goditjet e inerteve...
Përgjigju/ALEKS/,te kaluaren nuk e harrojme dhe qellimet e Erdoganit i kuptojme,por ky eshte nje moment i rende per keto zona dhe duhen ndihmuar ne emer te humanizmit.Ne te fundit,shqiptari historikisht eshte kujdesur per mikun,por edhe per armikun kur i ka kerkuar bese.
PërgjigjuO Soni. O TURK shqipfoles. Turqia per 500 vjeti tè dogji. Tè shkaterroi, te vrau e të perzuri nga vendi jot. Mohoi gjuhen, shkrimin shqip, shkollat shqipe. Une ti them mik? Eja këtej nga perendimi ti shikosh si jane turqit.
PërgjigjuRrogte miqesia e madhe shqiptaro turke. Trofte miqesia e dendur dhe e fendur. Ata ndertuan edhe disa xhami ju provoni tè ndertoni nje kish. Ju var me kok poshte miku I serbeve dhe Ramës Sulltan erdogani
PërgjigjuAbsolutisht neveri per komentin tend. Ti gjithcka je, vetem shqiptar nuk je.
Po sikur ra termet edhe ne Siri apo c'e deshe
PërgjigjuRama duhet te bej me pak show mediatik ne kto momente sepse aty po zhvillohet njentragjedi e njerzimit dhe eshte e cuditshme si nuk kan as kaska mbrojtese ne koke ekipi shqiptar ashtu sic na serviret ne fotot e Rames.
PërgjigjuUroj te bejne nje pune te mire.
PërgjigjuE madhërojn flamurin otoman sikur të ishin turq e gjithë Shqipëria , turpi u mbuloft
PërgjigjuShko morr trikolesh