Lulzim Basha dhe ekipi i Tiranës

Ekipi thatim i Bashës në Tiranë

3 Shkurt 2021, 14:51| Përditesimi: 3 Shkurt 2021, 15:01

  • Share

Motorët e fushatës së 25 prillit janë ndezur. Nga njëra anë Partia Socialiste, e cila është kujdesur ta nisë pak më herët takimet e fushatës, duket se është më e organizuar në terren, e nga ana tjetër Partia Demokratike me Lëvizjen Socialiste për Integrim, që premtojnë hënën.

Avantazhi i PS-së, sidomos në Qarkun e Tiranës, u bë edhe më i dukshëm dje pasdite, kur Lulzim Basha vendosi të publikonte zyrtarisht emrat e drejtuesve politikë të PD-së. Një grup emrash, ish deputetë e ish ministra në kohën e Sali Berishës, që gjithë e gjithë përfshijnë 8 vetë, të cilëve Basha u ka varur një këmborë jo të lehtë në qafë, menaxhimin e 27 njësive administrative të Bashkisë së Tiranës, përfshirë edhe bashkitë e Rrogozhinës, Vorës, Kamzës dhe Kavajës.

Praktikisht, një detyrë që duket më shumë si një “vetvrasje” për 8 njerëz që duhet të menaxhojnë më shumë se 36 njësi administrative në më pak se 80 ditë fushatë. Vendimi i Bashës për t’i caktuar secilit prej 8 emrave nga 3-4 zona të mëdha në administrim, i ngjan më tepër një lëvizjeje të nxituar, të marrë aty për aty nga sikleti i të mos pasurit mjaftueshëm njerëz për t’i caktuar në të gjitha zonat e Tiranës.

Nuk dihet se çfarë mund të bëjë Grida Duma për shembull, në dy zona të nxehta si Rrogozhina dhe Kavaja, apo një riosh si Belind Këlliçi, i cili duhet të administrojë 4 zona, mes të cilave edhe një bastion të socialistëve si Njësia 6 e Kombinatit. Aq më pak Aldo Bumçi, që është një figurë e stërkonsumuar në PD, apo fytyra e re e Agron Shehajt, i cili pati një eksperiencë humbëse në Vlorë në 2017, edhe pse vetë arriti të dilte deputet.

Nga ana tjetër, ekipi i socialistëve në qarkun e Tiranës është më serioz dhe bën një kontrast të thellë me atë të Bashës. Së pari, PS-ja ka zgjedhur ta drejtojë qarkun e Tiranës, duke caktuar drejtues politikë në të 36 zonat që do të prodhojnë mandate në Tiranë. Një lëvizje e bërë disa muaj më që herët nga Rama, e që duket se është konsoliduar javë pas jave.

Tetëshja e Bashës përballë artilerisë së rëndë të PS në Tiranë duket një bast i humbur që në krye të herës. Por, pyetja që mbetet është: A ka njerëz Lulzim Basha?

J.GJ.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ben Tironci: 03/02/2021 23:57

    Si nuk ka njerez Basha? Ka kete temin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?