Miliona njerëz shijojnë eklipsin në Amerikën e Veriut, pamjet mahnitëse përmes fotove! Hëna ‘gllabëron’ diellin

9 Prill, 07:44| Përditesimi: 9 Prill, 08:52

  • Share

Në të gjithë Meksikën, SHBA-në dhe Kanadanë dhjetëra miliona njerëz shijuan pamjen e rrallë që ofroi eklipsi i plotë i diellit. Ata shikonin të hanitur teksa dita kthehej në natë.

Ekslipsi i shumëpritur i 8 prillit ishte një fenomen i rrallë, kur hëna lëviz midis Tokës dhe Diellit, duke shuar dritën e saj në një eklips të plotë diellor.

Eklipsi u pa për herë të parë rreth Mazatlán, Meksikë, në brigjet perëndimore të vendit ku u dyndën mijëra njerëz.

Në fillim, skaji i jashtëm i Hënës dukej se po prekte Diellin. Pastaj ‘gllabëroi’ gjithnjë e më shumë diellin, derisa brohoritjet shpërthyen dhe më në fund gjithçka u errësua, me përjashtim të shkëlqimit të argjendtë rreth konturit të Hënës. Me syze të posaçme e aparate fotografike në duar, miliona njerëz fiksuan momentet që i cilësuan të rralla dhe i postuan në rrjetet sociale.

Është eklipsi i parë në këtë shekull që kapërcen tre vendet, pas atij të vitit 2017, i cili errësoi kryesisht Shtetet e Bashkuara.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?