Ëmbëlsirë me krem dhe kadaif
Përbërësit:
Për kremin:
- 1.5 litër qumësht
- 250 gr sheqer
- 1 limon (lëkura)
- 6 vezë
- 100 gr miell misri i hollë
- 50 gr miell misri i trashë
- 1 bustinë vanilje
- 100 gr gjalpë
- Pak kripë
Për shurupin:
- 700 gr sheqer
- 500 ml ujë
- 1/2 lëng limoni
- 1 shkop kanelle
Baza e ëmbëlsirës:
- 7 petë të holla
- 300 gr kadaif
- 250 gr gjalpë i tretur
Përgatitja:
Në një tenxhere vendosim qumështin (pasi kemi mbajtur 1 filxhan qumësht të ftohtë mënjëanë) gjysmën e masës së sheqerit dhe lëkurën e një limoni. Në një enë tjetër shtojmë gjysmën tjetër të sheqerit, vezët, miellin e misrit, vaniljen dhe kripën. E rrahim mirë derisa masa të unifikohet. Shtojmë filxhanin e qumështit të ftohtë si dhe një filxhan qumësht të ngrohtë që e marrim nga tenxherja. Këtë masë e shtojmë më pas në tenxhere dhe e lëmë derisa kremi të marrë valë dhe të lidhet. Në fund shtojmë gjalpin.
Hapim kadaifin në një tepsi dhe gjysmën e tij e spërkasim me gjalpë. Shtrojmë në tavë 4 petë të spërkatura me gjalpë. Petët duhet të jenë në anësore. Vendosim kremin, i palosim petët mbi krem, shtrojmë 3 petët e tjera të spërkatura me gjalpë dhe sipër shtrojmë kadaifin. E presim me thikë në katrore. Ngrohim gjalpin, i shtojmë pak ujë dhe spërkasim kadaifin. E vendosim të piqet në furrë në temperaturën 180 gradë për 55 minuta. Ndërkohë kemi përgatitur shurupin të cilin e lëmë të ftohet. Pasi e nxjerrim nga furra e lëmë 2-3 minuta dhe më pas e sherbetosim me shurupin e ftohtë. E lëmë ëmbëlsirën të ftohet plotësisht, më pas e servirim.
Edhe ekmek kadaif dhe embelsire greke si pa kuptim me duket.turqisht ekmek i thojn bukes po kadaifi dihet.se kuptoj
Përgjigju