Presidenti Ilir Meta te Parku Kombëtar i Vjosës

Ekologjisti gjerman letër Ramës për Vjosën, Meta: Kryeministri ende në detyrë të dëgjojë zërin e komunitetit dhe të tërhiqet urgjentisht nga çdo projekt arbitrar

16 Mars 2021, 11:01| Përditesimi: 16 Mars 2021, 11:06

  • Share

Presidenti Ilir Meta përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook ka përshëndetur fituesin e çmimit alternativ “Nobel”, Michael Succow, për përkrahjen publike të dhënë për kauzën e krijimit të Parkut Kombëtar të Vjosës.

Ai shkruan se ndan të njëjtin mendim me ekologjistin për të ndaluar çdo projekt shkatërrimtar në lumin e Vjosës.

Presidenti shton se tashmë kauzës për mbrojtjen Parkut Kombëtar të Vjosës mbështetet nga 36 organizata mjedisore vendase dhe të huaja, ndër ta edhe aktori LeonardoDiCaprio.

Ai përmes postimit të tij i është drejtuar siç është shprehur edhe vetë qeverisë në detyrë të dëgjojnë zërin e komunitetit dhe të tërheqin urgjentisht nga çdo projekt arbitrar që shkatërron këtë pasuri me potencial të madh turistik.

“Referendumi historik është një mundësi e shkëlqyer për ne dhe komunitetin përgjatë lumit Vjosa për t’i dhënë ndëshkimin e merituar me votë të gjithë atyre që këtë pasuri kombëtare dhe evropiane duan ta zhvatin për llogari të pasurimit të një grushti oligarkësh.”, shkruan Meta në fund.

Presidenti ka ngritur shpesh akuza ndaj qeverisë, që sipas tij mbështet projektet arbitrare nga lumit të Vjosës.


Lajmi kryesor:

Ekologjisti gjerman, letër Edi Ramës: Vjosa është dhuratë për gjithë Evropën


J.GJ./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?