Foto ilustruese

Bota

Ekonomia amerikane një muaj pas fillimit të mandatit të Presidentit Trump

25 Shkurt, 18:33| Përditesimi: 25 Shkurt, 18:38

  • Share

Emigracioni dhe ekonomia ishin ndër përparësitë kryesore të votuesve amerikanë në zgjedhjet e nëntorit të vitit 2024. Por si ndihen amerikanët tani për ekonominë një muaj pas fillimit të mandatit të Presidentit Trump? Për të mësuar më shumë mbi këtë çështje, Zëri i Amerikës bisedoi me disa banorë të Uashingtonit.

Inflacioni në Shtetet e Bashkuara u rrit 3% në janar, por disa mbështetës të Presidentit Donald Trump në Simi Valley të Kalifornisë janë të bindur se administrata e tij përfundimisht do ta frenojë atë.

“Ka një arsye që disa çmime janë rritur dhe shumë nga çmimet mund të mos kthehen kurrë në nivelet e mëparshme. Por ato nuk do të vazhdojnë të rriten pasi të rregullojmë ekonominë”, tha për Zërin e Amerikës Jeff Mirliss, mbështetës i Presidentit Trump.

“Një ditë më parë pagova më shumë për karburant, por kjo nuk ka rëndësi për mua, sepse në të ardhmen e di që fëmijët e mi do të përfitojnë në një farë mënyre dhe ekonomia jonë do të rritet”, thotë Rebecca Jusino, mbështetëse e Presidentit Trump.

Michael Bernacki minimizoi shqetësimet e disa ekonomistëve se planet e Presidentit Trump për të vendosur tarifa ndaj vendeve të tjera mund të rezultojnë në rritje të mëtejshme të çmimeve.

“Tarifat janë të nevojshme për të siguruar marrëveshje më të drejta dhe më të mira ekonomike për gjërat që ne blejmë nga vende të tjera dhe për ato që këto vende i blejnë nga ne”, thotë Michael Bernacki, mbështetës i Presidentit Trump.

Eung Lee, pronar i një qendre të riparimit të makinave në Falls Çërç të Virxhinias, votoi për demokratët në zgjedhjet presidenciale. Ai tashmë po sheh një rritje të klientëve që hezitojnë të shpenzojnë për riparimin e makinave. Nëse vendosen tarifa për pjesët e këmbimit, ai thotë se do të detyrohet të rrisë çmimet për klientët e tij.

“Unë nuk blej pjesë direkt nga Kanadaja, Meksika apo Kina, por ne kemi një ndërmjetës. Nëse ata i rrisin çmimet për mua, atëherë unë do të detyrohem t’i rrisë çmimet për klientët e mi. Përndryshe, nuk mund ta operojë biznesin”, thotë ai.

Edhe Douglas Crocker, pronar restoranti në Uashington, votoi për kandidatin e demokratëve në zgjedhjet presidenciale. Ai po bën gjithashtu ndryshime në biznesin e tij për shkak të inflacionit në rritje.

“Ne merremi me një numër blerësish të ndryshëm me shumicë dhe tani jemi të detyruar të planifikojmë për rritjen e çmimeve në buxhetin për blerjen e artikujve të nevojshëm për biznesin tonë”, thotë ai.

Constantine Stavropoulos është pronar i një restoranti në Uashington. Tarifat për artikuj si perimet nga Meksika mund ta detyrojnë atë të rrisë çmimet e ushqimeve në restorantin e tij. Megjithëse ai nuk votoi për Presidentin Trump, ai është optimist se disa politika që presidenti ka propozuar do ta çojnë ekonominë në drejtimin e duhur.

“Shpresa ime e vetme është që ai të zbatojë propozimin për të mos vendosur taksa për bakshishet e punonjësve. Kjo do të ndihmonte industrinë e restoranteve”, thotë ai.

Zoti Stavropulos do të donte të shihte një vendim të administratës së Presidentit Trump për ulur koston e energjisë, sepse kjo ndikon në koston e dergesave me kamionë të artikujve ushqimorë.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se vota e Diasporës do jetë përcaktuese më 11 maj?