Fondi Monetar Ndërkombëtar ka zyrtarizuar rishikimin e pritshërive për një rënie ekonomike të Shqipërisë me 7.5% si pasojë e pandemisë. Në fillim priste një tkurrje me 5% por që në raportin e publikuar për “Pasqyrën Ekonomike Globale” parashikimet kanë ndryshuar. Ndikim të madh ka dhënë varësia nga turizmi dhe tregtia me vendet e prekura nga pandemia. Tkurrja më e fortë ekonomike do të jetë për Malin e Zi me -12%, më pas Kroacia, me -9% dhe më pas vjen Shqipëria me Kosovën. Serbia do të jetë vendi që rënien ekonomike do e ketë më të ulët me 2.5%.
Sipas raportit të tyre, parashikohet që ekonomia do të rimëkëmbet duke filluar nga viti i ardhshëm, ku pritet një rritje ekonomike me 6.1% dhe në vitin 2022 në nivelin e 3.4%
Shqipëria për 2021, sipas FMN do të ketë rritjen më të lartë ekonomike në rajon, e ndjekur nga Kosova.
Më tej ata shtojnë se inflacioni parashikohet të vijojë të jetë i ulët, i ndikuar edhe nga reduktimi i konsumit. Sipas tabelave të FMN-së inflacioni këtë vit do të jetë 1.4%, duke pësuar një rritje në vitin tjetër për të kapur shifrën e 1.7% dhe brenda objektivit të Bankës së Shqipërisë për një inflacion 3%, do të kthehet në vitin 2025, dhe jo në 2022.
RECESIONI SIPAS FMN
Parashikimi në tetor 2020 -7.5%
Parashikimi në prill 2020 -5%
RIMËKËMBJA SIPAS FMN
Parashikimi në tetor 2020 +6.1% në 2021
Parashikimi në prill 2020 + 8 në 2021
Rritja në vitin 2022 + 3.4%
RECESIONI NË RAJON
Malin e Zi me -12%
Kroacia me -9%
Shqipëria -7.5%
Kosovën-7.5%
Maqedonia e Veriut 5.4%
Bosnje Hercegovina 6.5%
Serbia 2.5%
INFACIONI NË VEND
Në 2020 1.4%
Në 2021 1.7%
Në 2025 3%