Ogerta Manastirliu, sot te Komisioni i Ekonomisë dhe Financave

Ekonomia dhe Financat/ Manastirliu për buxhetin: 3800 bursa për nxënësit, 80 laboratorë të rinj, 850 punonjës psikosocialë dhe transport për fëmijë dhe mësues

12 Nëntor, 11:04| Përditesimi: 12 Nëntor, 11:08

  • Share

Komisioni për Financat dhe Ekonominë po mban sot mbledhjen për buxhetin e vitit 2025, ku u diskutua dhe dëgjua buxheti për Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve.

E pranishme për ta shpjeguar buxhetin ishte ministrja Ogerta Manastirliu, që vuri në dukje se ka rritje të buxhetit dhe mbështetje në arsim dhe sporte, duke detajuar edhe projektet për vitin që vjen dhe investimet që priten.

Ministrja shpjegoi se për vitin që vjen do të rritet numri i mësuesve ndihmës, pasi ka nevoja, sidomos në kuadrin e nxënësve me aftësi të kufizuara, TIK, teksa parashikohen 2100 mësues të rinj ndihmës në të gjithë vendin.

“Do të kemi 850 punonjës psikosocial në shkolla. Siguria e fëmijëve në shkolla është prioritet, do të ketë 240 punonjës oficerë sigurie në shkolla, me shtim të punonjësve dhe me 300 mln lekë fond për këtë pjesë. 3200 punonjës mbështetës me kontratë të përkohshme me kosto 231 mln lekë. 640 koordinatorë dhe për këshillin të karrierës, si mësues mbështetës. Programi me tekstet shkollore falas për mbi 200 mijë nxënës, si dhe mundësimi i transportit mbi 38 mijë nxënës dhe 12 mijë mësues që punojnë e mësojnë larg vendit të banimit, me mbështetje 1,2 mld lekë”, tha Manastirliu për çështjet e mbështetjes së arsimit.

Por ajo shpjegoi edhe mbështetjen e nxënësve me pamundësi financiare e sociale, me bursa e kuota ushqimore. Tha se janë 3800 nxënës, ku bashkë me pushtetin vendor do ndihmohen financiarisht, me 3800 bursa. Sikurse programe jashtëshkollore dhe aktivitete, si pjesë e axhendave të reformave të BE-së. Do të ketë trajnim të vazhdueshëm edhe për mbi 60 mijë mësues në të gjithë vendin me fonde të caktuara nga buxheti dhe kurikula me programe të reja sipas draftdokumentit të miratuar.

“Mbi 2 mld mbështetje për arsimin parauniversitar, si objektet dhe infrastrukturave shkollore. Kantiere në 40 shkolla, si dhe infrastruktura sportive dhe pajisja e tyre me fond 240 mln lekë të parashikuara buxhet. 80 laboratore të shkencave të rinj me fond 240 mln lekë vlerë buxheti të shtuar. 654 laboratorë smart në shkollat tona përgjatë 2025-2027 dhe investimi në laboratorë dixhitalë”, tha ministrja.

Ajo detajoi se edhe arsimi i lartë do ketë mbështetje me programe dhe buxhet mbi 14 mld lekë, kurse me fondet e tjera shtesë që parashikohen ky buxhet shkon në mbi 18 mld lekë.

“Ndërtimi i Kampusit Kolegjit të Europës, ka hapur ciklin akademik për këtë vit, por me buxhetin e 2025 do nisi edhe kampusi i ri i kolegjit. Transfromimi i Universitetit Bujqësor të Kamzës, si dhe bashkëpunimin projekte të përbashkëta me ato të Vjenës, Parisit dhe Stambollit. Paga e shpenzime të tjera shkojnë mbi 11 mld lekë. Fondi i mbështetjes studentore, shtresat sociale dhe ekselentët parashikon 1,4 mld lekë fonde. 450 studentë me bursa sa paga minimale mbështetje. Por edhe financimin e mbështetjen e Fakulteteve të reja në Tiranë dhe Durrës, si dhe ambienteve e projekte të tjera të arsimit të lartë, me vlerë buxheti rreth 1,48 mld lekë.. Kurse 350 mln lekë do të jenë për kërkimet shkencore në universitete, dixhitalizimi në arsimin e lartë si regjistri elektronik dhe 100 projekte të kërkimit shkencor dhe inovacionit që do i mbështesim dhe financojmë në bashkëpunim me BE dhe partnerët tanë”, shpjegoi ministrja e Arsimit.

Në fund ajo foli edhe për fushën e sporteve, si shkollat, universiteti i sporteve, ambienteve dhe terreneve sportive.

Manastirliu tha se do ketë mbështetje me 600 mln lekë në programe dhe terrene të reja. 11 mijë fëmijë në terrene sportive, akademia e tenisit, fusha sportive, disiplina sportive kombëtare të ndryshme dhe fushat e reja, për të nxitur fëmijët në përfshirjen e tyre në sporte.

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?