Foto ilustruese

Ekonomi

Ekonomia u rrit me 4.09% gjatë sezonit veror! Ndikim kryesor, bumi turistik dhe rritja e pagave në administratë

24 Dhjetor, 12:20| Përditesimi: 24 Dhjetor, 12:31

  • Share

Ekonomia u rrit me 4.09% në tremujorin e tretë të këtij viti. INSTAT thotë se ndikimin më të madh në rritjen ekonomike e dha turizmi me 1.3%, për shkak se ky tremujor përkon me sezonin veror.

Po ashtu ndikim ka dhënë edhe rritja e pagave të administratës publike, pasi kjo kategori ka ndikuar me 0.91% në rritjen ekonomike. Më pas janë aktivitetet profesionale, ndërtimi dhe pasuritë e paluajtshme kanë ndikuar me rreth 1.6% në rritjen ekonomike gjatë këtij tremujori.

Kurse ndikim negativ në ekonomi ka dhënë industria, energjia për shkak të uljes së prodhimit, po ashtu vijon të kontribuoj negativisht bujqësia dhe informacioni e komunikacioni.

Sipas përllogaritjeve rritja ekonomike në 9-mujor ishte 3.9%, aq sa janë pritshmëritë e institucioneve vendase dhe të huaja për rritjen e këtij viti.

PRODHIMI I BRENDSHËM BRUTO
Tremujori i parë   3.63 %
Tremujori i dytë   4.06 %
Tremujori i tretë   4.09%
Rritja mesatare    3.92%

 

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë 

S.G/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?