Një anketim i bërë nga Banka e Shqipërisë ka treguar se 35% e shqiptarëve se mbyllin dot muajin pa borxhe.
Lidhur me këtë anketim ka folur ditën e sotme në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu në Report Tv, eksperti i Ekonomisë Eduard Gjokutaj, i cili tha se zgjidhje do të ishte të rriteshin të ardhurave.
Gjokutaj theksoi se ekonomia është në një model që nuk prodhon.
‘Po është tregues jo i papritur sepse është thënë në shumë analiza dhe diskutime të mëparshme. Në momentin që ekonomia jonë vijon në atë model që nuk prodhon në atë vlerën e shtuar dhe natyrisht rritje të pagave për ato kategori të qytetareve që kanë nevojë, këto kanë ndikuar që pjesa më e madhe e poopullsisë që këtu futet edhe ajo popullsi që lidhet me politikat sociale. Pensionistët, shtresat në nevojë dhe ata që përfitojnë nga buxheti i shtetit ka bërë që këta të jenë kandidatë që këta të jenë pranë asaj që quhet niveli varfërisë’, tha ai.
Sipas tij, me të ardhurat është ndjekur një politikë afatshkurtër. Gjokutaj tha se duhet që të kishte një shtim të kontributit sidomos të sektorin e prodhimit bujqësor.
‘Në fakt, si e thash me të ardhurat nuk është ndjekur një politikë vizionare, por është ndjekur një politikë afatshkurtër dhe në të ardhurat kam parasysh jo vetëm ato që përmenda për rritjen e pagave dhe për ekonominë që nuk jep dot më shumë sepse është mbytur sa nga informaliteti dhe nga vlera e ulët e fuqisë prodhuese por edhe politikat me rritjen e pagave minimale që ka efekt nxitës dhe efekt që e largon atë pjesën e të ardhurave të ulëta, nëse të gjitha këto do të ishin bërë të harmonizuara edhe me një shtim të kontributit sidomos të sektorin e prodhimit sidomos bujqësor dhe sektor të tjerë do të kishim të ardhura më të larta dhe shpenzimet të kishin kosto më të ulët dhe të ishin vulnerable ndaj krizave qoftë politike apo pjesë së krizës financiare nga partnerët tanë tregtar’, tha ai.
Ai tha se për skemën e pensioneve, duhet që të bëheshin zgjidhje afatshkurtra. Gjokutaj theksoi se duhet harmonizim i fondeve të skemave private me ato publike
‘Për skemën e pensioneve duhet që të bëheshin zgjedhje afatshkurtra që do të synonin në formalizmin e tregut, por duke ndjekur metoda stimulimi ndërmjet uljes së normave të përkohshme që ta monitorosh më mirë. Nga ana tjetër harmonizimi me skemat e pensioneve privateve që duhet të vinin të aleternuia me skemat publike. Duhet i kishim dhënë një frymëmarrje biznesit prodhues, i cili është zgjidhja afatgjate e ekonomisë shqiptare dhe e popullsisë, pasi mundet të rris konkurrueshmërinë duke dal përtej kufijve të vendit dhe nuk do të mburreshim sot vetëm me turizmin’, tha ai.