Ekonomi

Ekonomia u rrit me 3.5% në tremujorin e dytë, por pa bujqësi dhe industri! Motorët e rritjes pagat e administratës dhe shitja e pronave

29 Shtator, 14:12| Përditesimi: 29 Shtator, 17:30

  • Share

Sektorët që prodhojnë ‘ekonomi’, mijëra vende pune dhe kontribut në prodhimin kombëtar, prej muajsh janë në krizë, duke dhwnw efekte negative në zhvillimin ekonomik. “Ekonomia - thotë Instituti i Statistikave - u rrit me 3.51% në tremujorin e dytë të këtij viti, më ngadalë se vjet, kur për të njëjtën periudhë rritja ishte 3.7%.

RRITJA EKONOMIKE
Janar-Mars 2024                   3.75%
Prill-Qershor 2024                3.69%
Korrik-Shtator 2024            4.37%
Tetor-Dhjetor 2024              4.35%
Janar-Mars   2025                3.39%
Prill-Qershor 2025               3.51%

Njësoj si edhe në tremujorin e parë të vitit edhe për periudhën prill-qershor ‘shpëtimi’ i ekonomisë ka ardhur kryesisht nga rritja e pagave të administratës publike që po rrisin kontributin në buxhet.

Më pas vjen tregtia dhe akomodimi ku bën pjesë edhe turizmi, që në tremujorin e dytë ka pasur më shumë aktivitet se në nisje të vitit dhe sektori i tretë që ka pasur ndikimin më të madh në rritje është shitja e pronave.

Ndërsa sektorët tradicionalw si bujqësia dhe industria janë në rënie. Prej vitesh tanimë bujqësia është në krizë dhe në tremujorin e dytë kontribuoi negativisht në ekonomi, pasi ra me 0.46%. Po ashtu me 0.18% është tkurrur edhe industria, e ndikuar më së shumti nga mungesa e prodhimit të energjisë elektrike, për shkak të thatësirës.

Në këtë gjashtëmujor të parë rritja ekonomike rezulton afro 3.45%, ndërsa institucionet vendase dhe të huaja kanë parashikuar që i gjithë viti të mbyllet midis shifrave 3.5 dhe 4% rritje në raport me vitin e shkuar.

Në shifra modeste është edhe konsumi në këtë tremujor, i cili udhëhiqet po nga shteti. Konsumi i qytetarëve që konsiderohet ndër shtytësit kryesor të ekonomisë u rrit me vetëm 3.8%, kurse konsumi i qeverisë me 12.4%. Këto shifra tregojnë se tkurrja e popullsisë dhe çmimet e larta po japin ndikim në reduktimin e konsumit.

SI.E./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • beni: 29/09/2025 21:06

    DROGA...KENI HARRUAR SHITJEN E DROGES. ..

    Përgjigju
  • Mara emigrante ne Itali: 29/09/2025 14:20

    Po ku e keni pare qe te gjitha qe shķateroi saliu ti ndryshoj Rama o te mallkuar , do tju zene hakwt e ature qe punojne dhe ju gjithmon flisni keq .Shqiperia brenda mandatit te PS , ndryshoi , qeveria nuk ka shopin magjik per tju bere juve te lumtur te cilen e kerkoni pa punuar , vetem duke u ankuar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shkarkimi i Veliajt, a duhet të ketë zgjedhje në Tiranë pa pritur Kushtetuesen?