Gjashtëmujori i parë i vitit 2025 ka qenë negativ për bujqësinë dhe industrinë, të cilat janë tkurrur edhe më shumë, duke ndikuar në rritjen ekonomike në vendit. Sipas të dhënave të INSTAT ekonomia u rrit me 3.5% në tremujorin e dytë e ndikuar prej pagave të administratës dhe shitjeve të pronave.
“Kontributi sipas aktiviteteve ekonomike paraqitet si më poshtë: “Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia” me +1,65 pikë përqindje, “Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor” me +0,47 pikë përqindje, “Aktivitete të pasurive të paluajtshme” me +0,37 pikë përqindje, “Ndërtimi” me +0,30 pikë përqindje, “Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative” me +0,27 pikë përqindje, “Informacioni dhe Komunikacioni” me +0,11 pikë përqindje, “Arte, argëtim dhe çlodhje; aktivitete të tjera shërbimi” me +0,08 pikë përqindje, dhe “Aktivitete Financiare dhe të Sigurimit” me +0,03 pikë përqindje. Aktiviteti “Bujqësi, Pyje dhe Peshkim” kontribuoi me -0,46 pikë përqindje dhe “Industri, Energji dhe Uji” kontribuoi me -0,18 pikë përqindje”, thotë INSTAT.
Lajm në përditësim...
Komente

Po ku e keni pare qe te gjitha qe shķateroi saliu ti ndryshoj Rama o te mallkuar , do tju zene hakwt e ature qe punojne dhe ju gjithmon flisni keq .Shqiperia brenda mandatit te PS , ndryshoi , qeveria nuk ka shopin magjik per tju bere juve te lumtur te cilen e kerkoni pa punuar , vetem duke u ankuar
Përgjigju