Foto i një nëne më fëmijën e saj në një nder kampet e Sirisë

Ekspertja e OKB-së: Në kampet e Sirisë, gra dhe fëmijë jetojnë në kushte çnjerëzore! Shtetet të bëjnë menjëherë riatdhesimin e tyre

9 Shkurt 2021, 09:47| Përditesimi: 9 Shkurt 2021, 09:59

  • Share

Në kampet e paraburgimit në verilindje të Sirisë ndodhen gra dhe fëmijë nga 57 shtete të ndryshme, tha ditën djeshme një eksperte e OKB-së, Fionnuala Ni Aolain, e cila gjithashtu i bëri thirrje shteteve të riatdhesojnë menjëherë shtetasit e tyre.

Ajo tha se gratë dhe fëmijët në kampet e drejtuara nga kurdët, Al-Hol dhe Roj po jetojnë në kushte çnjerëzore.

"Kampet mbajnë mbi 64,000 njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë.. Shumë prej tyre po i cënohen një serë të drejtash njerëzore, që duhet të bëjë shtetet të veprojnë në mënyrën e duhur”, tha ajo.

“Në shprehim shqetësimin se kushtet në këto kampe mund të arrijnë pragun e torturave, trajtimit çnjerëzor në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar”, tha Ni Aolain.

"Ky nuk është një kamp refugjatësh. Ky është një kamp në të cilin njerëzit po mbahen pa proces ligjor, pa zgjedhje, në kushte që janë çnjerëzore," tha ajo.

Sipas saj në kampet në fjalë, 48% janë irakianë, 37% janë sirianë dhe 15% janë shtetas të vendeve të treta.

Në këto kushte çnjerëzore dhe abuzuese për sa i përket të drejtave të njeriut jetojnë edhe shume shqiptarë.

Më 27 tetor, nga kampi “ferr” i Al-Hol-it janë kthyer në Shqipëri dhe janë riatdhesuar Endri Dumani, Floresh Rasha dhe 3 fëmijët e saj Amar, Emer e Hatixhe.

OKB-ja i ka bërë vazhdimisht thirrje shteteve për të vepruar dhe riatdhesuar gratë dhe fëmijët të cilët gjenden në këto kampe siriane, por duket se ende “makthi” i tyre nuk ka marrë fund.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?